Pritet që Twitter të shkurtojë 300 vende pune - Business Magazine Albania

Pritet që Twitter të shkurtojë 300 vende pune


Twitter është gati për të njoftuar 300 humbje të vendeve të punës përpara publikimit të të ardhurave të kompanisë për tremujorin e vitit 2016 në datën 27 Tetor.

Ndërkohë, Twitter nuk ka pasur një vit të mirë, pasi kur Jack Dorsey u emërua CEO tetorin e kaluar, ai pushoi nga puna rreth 8 për qind të stafit të kompanisë. Që atëherë, aksionet e Twitter kanë rënë me rreth 40% dhe rritja e saj është ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme. Tani është me më pak vlerë se kloni i saj kinez, Weibo.

Burime të afërta me kompaninë thonë se 8% e fuqisë punëtore të saj mund të pushohen pasi ajo po lufton me humbje të rënda.

Ajo po përballet me pasiguri pas dështimit për të siguruar një blerës.

Salesforce u bë një nga kompanitë e fundit që besohet të jetë interesuar në blerjen e Twitter.

Twitter ka luftuar për të gjeneruar rritjen e të ardhurave dhe të fitimit, edhe pse ka mesatarisht  313 milionë përdorues mujorë aktivë dhe një prani në rritje si burim lajmesh.

 

burimi: dailymail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0