Prezantohet programi i akseleratorit GROWpreneur. Startup-et mund të aplikojnë deri më 28 Mars - Business Magazine Albania

Prezantohet programi i akseleratorit GROWpreneur. Startup-et mund të aplikojnë deri më 28 Mars

GROWpreneur

A keni një start-up në fazë rritje dhe zhvillimi në treg?
Akseleratori GROWpreneur prezantoi programin mbështetës për startup-et.

Shkëlzen Marku drejtor i Yunus Social Business Balkans  dhe Patrik Fetahaj, ekspert nga EU for Innovation, treguan detajet rreth programit.

Të rinjtë që kanë një startup, puna për të cilin ka nisur, kanë mundësi të aplikojnë deri më 28 mars.

Pas kësaj faze, Marku shpjegoi se 30 aplikantë do të jenë pjesë e Boot Camp, që do të zhvillohet më 9, 10 dhe 11 Prill, online. Ndërsa mentorimi do të vijojë për 15 prej tyre.

Ju mund të Aplikoni Këtu!

Programi është dizenjuar për të qenë fleksibël, ku vetëm një pjesë e programit bazë zhvillohet për të gjitha startup-et në të njëjtën formë. Më tej, çdo startup do të ketë një program të personalizuar. Mentorët janë të përmasave ndërkombëtare, rajonale por edhe vendase.

Ndaj, GROWpreneur vjen me dy programe: akselerator dhe  Fleksible Support Plus.

Lexo: A ndihemi të barabartë në kushtet e punësimit, me një pagë të njëjtë apo me vlerë të njëjtë?

Përfaqësuesit e programit shpjeguan se pjesë e këtij kompeticioni mund të jenë startup-et në çdo fushë dhe që nuk kanë fokus vetëm tregun e huaj.

Patrik Fetahaj, theksoi se mes aplikantëve që do të regjistrohen deri më 25 Mars, dy prej tyre do të përzgjidhen për të marrë pjesë në TechChill, konferencën më të madhe të teknologjisë në Europë.

Ju mund të Aplikoni Këtu!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0