Për herë të parë në sistemin shëndetësor shqiptar prezantohet një studim për matjen e nivelit të kënaqshmërisë së pacientëve në kujdesin shëndetësor parësor.
Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli.
Sipas të anketuarve 95 përqind e të anketuarve janë të kënaqur nga ky shërbim.
“Çdo përpjekje dhe punë e përditshme e strukturave të shëndetësisë për përmirësimin e infrastrukturës, për forcimin e burimeve njerëzore dhe rritjen e aksesit në shërbime ka në fokus garantimin e kujdesit cilësor për qytetarët, duke nisur nga porta e parë e ofrimit të shërbimit shëndetësor”, shkruan zonja Manastirli.
Ministrja njofton gjithashtu se mbi 57 mijë urgjenca janë pritur nga Janari 2022 nga ekipi i Urgjencës së Spitali Universitar i Traumës, “me një përgjigje të jashtëzakonshme në kohë dhe me cilësi”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto