Prezantohet "Globs App", aplikacioni për menaxhimin e burimeve njerëzore - Business Magazine Albania

Prezantohet “Globs App”, aplikacioni për menaxhimin e burimeve njerëzore

Në ambientet e “Maritim Plaza Hotel”, u bë prezantua aplikacioni “Globs App”.  Eventi u hap me fjalën e znj.Lori Jaup, e cila është edhe themeluesja e aplikacionit. Aplikacioni në vetvete u krijua që në mars të vitit 2022, me synimin për të optimizuar procesin e rekrutimit  me përdorimin e teknologjisë më të fundit, por njëkohësisht edhe ndërtimin e një komuniteti burimesh njerëzore, për adresimin e nevojave për zgjidhje inovative mbi rekrutimin dhe intervistimin e kandidatëve.

Në fjalën e saj, znj.Jaup tha se dëshira për krijimin e këtij aplikacioni lindi me kalimin e kohës, pasi ajo për më shumë se 10 vite kishte qenë pjesë e burimeve njerëzore dhe ka rekrutuar dhe intervistuar me mijëra njerëz dhe në këtë formë e kishte kuptuar shumë mirë se si funksiononte si proces dhe çfarë rekrutuesit apo ata që kërkonin punë, se çfarë nevojash kishin. Ajo kishte konstatuar se intervistimi fizik krijonte barrierë tek të intervistuarit dhe shumica , as nuk paraqiteshin fare në intervistë vetëm për këtë arsye.

“Ky aplikacion është për çdokënd. Për kompanitë e mëdha me disa filiale, për ato të mesme, por  edhe për të voglat. Globs është mbi të gjitha për menaxherët apo specialistët e BNJ, të vetë-punësuarit apo edhe vetë kompanitë e rekrutimeve”- u shpreh znj.Jaup.

Pjesë i eventit ishte edhe z.Valer Pinderi, president i shoqatës AECA, i cili foli për sfidat e fillimit të dyqanit fizik “Aladini”. “Për më shumë se 3 muaj ne nuk gjetëm më shumë se 3 njerëz për t’i punësuar nga 9 që kishim nevojë, madje edhe ato 3 nuk e dinim me siguri nëse do punësoheshin apo jo. Dhe për këtë arsye unë postova një video të shkurtër në TikTok, ku shprehja faktin që po kërkojmë punonjës dhe menjëherë kisha më shumë se 250 komente me njerëz të interesuar. Pastaj, postova në YouTube një video me të gjitha detajet e punës dhe për 3 ditë u gjendën të gjithë punonjësit e duhur. Ky aplikacion do të heqë shumë barriera që krijohen nga procesi i intervistimit dhe do ta bëjë shumë më të lehtë rekrutimin”-shtoi z.Pinderi.

Aplikacioni ka vetëm 2 hapa: 1) Dërgimi i pyetjeve për të intervistuarin dhe marrja e përgjigjeve për secilën me një minutazh të caktuar dhe 2) rekrutimi i punonjësit.

Prezantimi u mbyll me një mesazh të rëndësishëm:” Great things can be achieved when humans get together and work towards the future”. Në bazë të kësaj shprehjeje, znj.Jaup donte edhe krijimin e një shoqate të burimeve njerëzore, ku mund të diskutonin dhe të punonin për të ardhmen, sepse sipas saj çdokush mund të japi diçka që do t’i shërbejë të tjerëve për formësimin për të ardhmen.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0