Prezantohen 12 idetë e para të sfidës IDEA

Prezantohen 12 idetë e para të sfidës IDEA


Pas mbylljes në fazës e mentorimit, pjesëmarrësit e sfidës IDEA kanë hyrë në një tjetër stad: prezantimin e ideve të tyre para jurisë. Së fundi u bë prezantimi i 12 ideve të para në programin E Diel. Juria përbëhet nga tre anëtarë të cilët janë : Rafaela Rica, Bledar Mankollari dhe Indrit Daci. 

Rafaela Rica shpreson që të ketë sa më shumë ide në lidhje me inovacionin dhe teknologjinë, ndërsa Indrit Daci: ekspert start up-esh, ka një mesazh për të gjithë pjesëmarrësit: “Mos u dorëzoni dhe të humbisni entuziazmin, fokusohuni tek inovacioni dhe turizmi”.

Prezantimin e hapi  Haxhire Dhjari nga Tirana. Në vitin 2018 ngriti një studio projektimi me emrin Mat Byro. Kjo studio është ngritur me 7 synime kryesore: projektim dhe draftim arkitektonik, ndjekje të punimeve ndërtimore, ngritja e një platforme online për katalogimin e hartimin e një databaze të plotë të materialeve ndërtimore dhe të mobilimit, trajnimim i stafeve për draftim teknik sipas standardeve europiane, draftim për palët e treta të studiove të huaja, sjellja e ekperiencës së huaj në tregun vendas dhe angazhimi në edukimin arkitektonik. “Jam te IDEA për të iniciuar synimin tim të tretë, databazën dhe më nevojitet ndihmë për ngritjen e infrastrukturës së nevojshme, kryesisht kompjuterat, parametrat e posacëm dhe sistemin IT”.

Shkëqim Ajazi nga Tirana paraqiti idenë e tij të grupeve të strukturuara të punës në fushën e ndërtimit. Sipas tij, ky shërbim u nevojitet si familjeve ashtu edhe bizneseve. Ai synon të ofrojë grupe të strukturuara pune me specialistë, të cilët do të jenë të gatshëm 16 orë në ditë. Tarifat do të jenë standarde të publikuara dhe punonjësit do të jenë të trajnuar.

Florinda Manushi artizane me eksperiencë 12 vjeçare. “Plis Art Pirografi” quhet biznesi i saj,  i cili ka tendencë të kthehet në punishte. “Dua edhe të trajnoj edhe të punësoj,- shprehet ajo”.

Festim Hoxha ka një biznes të quajtur Kamping Hoxha në luginën e Drinit  të Zi. Synon të promovojë biznesin e tij për turistët, jo vetëm ata vendas. Për këtë ai kërkon një financim të pjesshëm nga IDEA.

Armela Zylfo nga Tirana. Lidhja e ngushte me artin bëri që para tre vitesh të krijonte një biznes online të quajtur “Dhurata  Ardeart”, me fokus kryesor tek materialet e riciklueshme. Synon që të jetë sa më afër me klientin dhe kërkon financim prej 30% nga IDEA.

Lexo: 10 idetë e biznesit në SuperGeneration

Erion Gjoka nga Rësheni. Ka biznesin me shërbime elektrike në industri të quajtur Ani Elektrik. Ai synon të investojë në blerjen e pajisjeve të nevojshme me qëllim që kompania të jetë sa më bashkëkohore.

Merjeme Gjini nga Berati mësuese matematike dhe informatike, ka në pronësi edhe një pastrim kimik. Skuadra e saj udhëhiqet nga pasioni. Për të klienti është busulla magneti, energjia, çelësi i zgjidhjes së idesë”.

Eris Zelka vjen me idenë e kateringut të shëndetshëm SUN NUTRION. Ai shpreson që përmes IDEA-s të investojë për blerjen e tre produkteve me të cilat mund të finalizojë idenë e tij.

Imo Alikaj, prej dy vitesh ka qendrën për fëmijë me nevoja të veçanta ‘BE PUZZLE’. Ajo kërkon specializimin e mëtejshëm të stafit dhe investim në marketing.

Ilirian Kallaj synon të hapë një studio montazhi

Kozeta Halili stliste, synon të hapë një atelie të mirfilltë të veshjeve popullore në Vlorë. Për këtë i duhen disa zëvendësime makinerish.

Dorjan Qose, po zhvillon një paltformë Kurrnaci.al. Për tre vitet e ardhshme synon shtrirje jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë rajonin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0