Bilanc i RCC për 1 Majin: 71% e të rinjve në Ballkanin Perëndimor mendojnë të largohen nga vendet e tyre - Business Magazine Albania

Bilanc i RCC për 1 Majin: 71% e të rinjve në Ballkanin Perëndimor mendojnë të largohen nga vendet e tyre

1 Maji për punëtorët në Ballkanin Perëndimor dhe në gjithë botën, është mbi të gjitha, një moment reflektimi mbi betejat e vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të punës, ikjen e trurit, papunësinë afatgjatë dhe punën e padeklaruar.

Normat e punësimit në Ballkanin Perëndimor kanë arritur rekordin e lartë prej 60,5% në vitin 2023, dhe ndërsa kjo shifër ngjall optimizëm, duhet pasur kujdes për arsyet që qëndrojnë pas saj”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu në hapje të videos me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve.

Pabarazitë gjinore vazhdojnë në fuqinë punëtore, me gratë që mbeten prapa burrave me 15%. Sfida të tilla si papunësia afatgjatë, puna e padeklaruar, krahas tendencave shqetësuese të emigrimit dhe ikjes së trurit, vazhdojnë të mbizotërojnë.

Një e pesta e popullsisë së Ballkanit Perëndimor jeton jashtë vendit, ndërsa sipas edicionit më të fundit të Barometrit Ballkanik të RCC-së, 71% e të rinjve tanë mendojnë të lënë shtëpinë e tyre dhe të largohen jashtë vendit”, shtoi Bregu.

Janë të shumta arsyet që bëhen shkak për largimin e shpejtë të qytetarëve nga rajoni: nga standardet më të ulëta të jetesës në krahasim me ato në vendet e destinacionit, te mbrojtja e dobët sociale dhe nivelet e larta të korrupsionit. Sipas Barometrit Ballkanik, politikat që synojnë të mbajnë fuqinë punëtore të rajonit, kanë popullaritet të rritur në mesin e bizneseve të Ballkanit Perëndimor me një mbështetje rekord prej 70%, një rritje prej 24 pikësh që nga viti 2021. Megjithatë edhe pse 40% e bizneseve vendase do të preferonin më shumë punëtorë nga Ballkani Perëndimor, ata drejtohen drejt vendeve të treta, duke importuar punëtorë të kualifikuar për të plotësuar vendet e tyre të lira, dhe kuota për dhënien e lejeve të punëështë çdo vit më e lartë në ekonomitë e rajonit.

Nisur nga këto realitete shqetësuese, lind pyetja: Si mund të arrijmë që në vitin e ardhshënë Ditën e Punëtorëve të ketë më shumë njerëz që punojnë në rajon sesa jashtë kufijve?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0