Prestigjiozja franceze “L’Alsace” artikull për turizmin në Shqipëri: Perla e panjohur e Ballkanit - Business Magazine Albania

Prestigjiozja franceze “L’Alsace” artikull për turizmin në Shqipëri: Perla e panjohur e Ballkanit

Prestigjiozja franceze “L’Alsace” artikull për turizmin në Shqipëri: Perla e panjohur e Ballkanit

Francezja “L’Alsace” zbulon për lexuesit Shqipërinë turistike, ndërsa i kushtoi një artikull bukurive natyrore të vendit dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe historike. Nën titullin ”Shqipëria, perla e panjohur e Ballkanit, “L’Alsace” rendit disa nga vendet më të bukura, duke nisur me Ksamilin.

“Shqipëria befason me bukurinë e plazheve të saj, me rërë të pastër dhe ujë të kristaltë. Mes tyre edhe Ksamili në jug të vendit. Por në fakt, i gjithë bregdeti është plot me vende të shkëlqyera për t’u larë, të cilat nuk kanë përse t’i kenë aspak zili Greqisë fqinje. Një vend i vogël që ndodhet në veri të Greqisë, Shqipëria shfaqet absolutisht madhështore. Deti i bruztë nuk është kurrë larg maleve apo qendrave kryesore kulturore. Por, kjo ende nuk dihet gjerësisht! Prandaj, është koha e duhur për të zbuluar këtë destinacion origjinal dhe të lirë. Aty ku ndjenja e mikpritjes ndriçon buzëqeshjet”.

“L’Alsace”

Si surprizë tjetër, “L’Alsace” rendit faktin se Shqipëria është një vend malor (70% e sipërfaqes së saj përbëhet nga male). Alpet dinarike në veri të vendit, arrijnë 2700 metra mbi nivelin e detit. Ato janë ende të egra dhe pak të frekuentuara, pavarësisht nga shtigjet që përshkojnë këto peizazhe madhështore. Një domosdoshmëri për amatoret e shtigjeve te pashkelura.

Lexo edhe: 7 plazhe shqiptare që duhet t’i vizioni me patjetër këtë verë!

Qyteti i Beratit është i denjë për reputacioni që ka si një thesar historik. Me një kështjellë mesjetare me kulla me bedena. Një lagje historike e ngjitur pas shpatit, ku xhamitë osmane, një katedrale dhe kishat bizantine rrinë pranë e pranë. Pa harruar Muzeun Etnografik dhe Muzeun kombëtar të ikonave.

Një tjetër qytet me rëndësi historike. Gjirokastër. Me një kështjellë të madhe që dominon luginën. Një qytet i vjetër në stilin otoman, me shtëpi të lyera me të bardhë dhe rrugica mesjetare që ngjiten thikë. Një pazar piktoresk. Një kishë e shekullit të 11-të, me dekorime të bukura të brendshme.

Korça është mbiquajtur “Parisi i vogël shqiptar” për ngjashmërinë e saj me Francën. Për të vizituar: një muze të jashtëzakonshëm arkeologjik, xhaminë më të vjetër në Shqipëri, një katedrale të bukur ortodokse, një pazar të mbushur me dyqane të vogla, ku lulëzon tradita e kuzhinës lokale…

Në zemër të Alpeve Shqiptare (por, i aksesueshëm me rruge automobilistike), liqeni i Komanit ju fton të bëni një ekskursion, me traget ose kajak, mes shkëmbinjve të lartë që i japin gjithë relievin. Në shoqërinë e zogjve të tillë si çafka gri apo pulëbardha kokëzezë.

Tirana, kryeqyteti, mban gjurmë të së shkuarës komuniste të vendit, edhe pse ajo është në ringjallje të plotë. Vende që duhet t’i shihni patjetër: pazari i ri, me mijëra aroma dhe ngjyra. Sheshi i madh Skënderbej, zemra e qytetit. Piramida e Tiranës, Pallati i Kulturës…

Artikulli mbyllet me Butrintin, i cili përshkruhet si një vend kyç arkeologjik në Shqipëri, shkruan Atsh. “Ai mban brenda tij gërmadha të jashtëzakonshme. Si një tempull i madh romak i stolisur me statuja mermeri. Një portë e madhe hyrëse në qytet, e quajtur “porta e luanit”. Një bazilikë e shekullit të IV-të, e përbërë nga tre nefet”, shkruhet tutje në artikull.

cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0