Presidenti i zgjedhur amerikan merr live dozën e parë të vaksinës - Business Magazine Albania

Presidenti i zgjedhur amerikan merr live dozën e parë të vaksinës

Presidenti i zgjedhur amerikan

Presidenti i zgjedhur amerikan ka marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizer dhe Biontech kundër koronavirusit. Përmes një transmetimi live, ai synoi të nxisë besimin e qytetarëve amerikanë se vaksina është e sigurt.

Biden u kërkoi amerikanëve që ta bëjnë vaksinën, pasi ajo është e sigurt.

Po e bëj këtë për të dëshmuar që njerëzit duhet të jenë të përgatitur kur tu vijë radha për vaksinën. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Bërja e vaksinës është një gjë, por mundja e virusit, një tjetër. Do të duhet kohë. ndaj ju lutem, dëgjoni ekspertët e shëndetësisë dhe ndiqnin udhëzimet e tyre për mbajtjen e maskës dhe evitimin e udhëtimeve për festa”, tha Biden.

Më shumë se 500 mijë amerikanë thuhet se janë vaksinuar tashmë.

Ai dhe bashkëshortja, Jill, falenderuan punonjësit e shëndetësisë në qendrën ku u vaksinuan.

Të premten, morën dozat e vaksinës edhe politikanët kryesorë amerikanë, si Mike Pence, zëvendëspresidenti, Nancy Pelosi, kryetarja demokrate e dhomës së deputetëve dhe Mitch McConnell, lider i shumicës republikane në senat.

Lexo: Biden prezanton planin 100 ditor. Maska e detyrueshme që ditën e parë

Përmes vaksinave në publik, pa efekte anësore, ata shpresojnë që do të bindin skeptikët për sigurinë e vaksinës dhe efikasitetin e saj. Edhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, dhe bashkëshorti i saj, do ti marrin vaksinat publikisht javën e ardhshme.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0