Premtimet elektorale, Rama: paga minimale 40 mijë lekë - Business Magazine Albania

Premtimet elektorale, Rama: paga minimale 40 mijë lekë

Premtimet elektorale

Duke folur për objektivat e mandatit të tretë, Kryeministri Edi Rama ka deklaroi se qeveria synon ta çojë pagën minimale në 40 000 lekë në fund të mandatit.

Ai shpalosi në daljen e tij publike Planin e Veprimit 2021-2025, ku theksoi se nga Janari i vitit të ardhshëm do të hiqet taksa mbi pagën aktuale deri në 40 mijë lekë, ndërkohë që për momentin fasha është paga 30 mijë lekë.

“Sot kemi pagën minimale 300 mijë lekë 50% më shumë seç ishte kur morëm detyrën. Është më shumë seç ishte, por nuk mjafton. Plani është që ta rrisim atë çdo vit dhe të arrijmë padiskutim në 380 mijë, por duke synuar 400 mijë deri në fund të mandatit të tretë. Ne jo vetëm do të synojmë pagën 400 mijë lekë, por duke nisur nga 1 Janari i vitit 2022, pra i vitit të ardhshëm do ta heqim taksën mbi pagën aktuale deri në 400 mijë lekë, për sektorin publik dhe sektorin privat. Ky është planifikim financiar dhe jo premtim financiar. Nga viti i ardhshëm 63% e të punësuarve në Shqipëri nuk do të kenë taksë mbi pagën. Të gjitha do t’i çojnë në shtëpi. Sigurimet duhet t’i paguajnë të gjithë se ato nuk janë për qeverinë, por për të siguaruar pensionet dhe shëndetin e të gjithëve.”

Lexo: KE po konsideron mundësinë që punonjësit online të kenë të njëjtat të drejta me të punësuarit e tjerë

Kryeministri Rama se do të rritet fasha e taksimit 23% mbi pagën ndërkohë që atyre që marrin deri në 2.5 milionë lekë në muaj do t’u ulet tatim fitimi. “E dimë shumë mirë që ka një kategori shumë të lartë të punësuarish, që për shkak të punës së kualifikuar marrin mbi 1.5 milionë lekë në muaj dhe hyjnë në fashën e lartë të taksimit progresiv, 23% taksë mbi pagën. Ne do ta shtyjmë më lart këtë fashë taksimi dhe do ta ulim tatim fitimin për të gjithë ata që marrin deri në 2.5 milionë lekë në muaj. Është masë e kërkuar me të drejtë nga një kategori punonjësish të kualifikuar dhe shumë të kualifikuar, por që tani më është e mundur. Kjo masë do të hyjë në fuqi në 1 Janar 2022. Kemi rritur pagën mesatare në administratë nga 580 mijë në 720 mijë lekë, do ta rrisim në 850 mijë lekë në muaj në mandatin e tretë”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vazhdo të ecësh. Mund të pengohesh, por mos qëndro ulur.”
— Charles Kettering
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0