KE po konsideron mundësinë që punonjësit online të kenë të njëjtat të drejta me të punësuarit e tjerë - Business Magazine Albania

KE po konsideron mundësinë që punonjësit online të kenë të njëjtat të drejta me të punësuarit e tjerë

Komisioni Europian ka filluar një konsultim nëse punëtorëve të platformave online, duhet t’u jepen të njëjtat të drejta punësimi si ato të personeleve  që kanë punë të sigurta , përfshirë këtu  aftësinë për të negociuar për pagat dhe kushtet e punës.

Konsultimi erdhi  pas një vendimi të rëndësishëm  që gjykata supreme e Mbretërisë së Bashku dha kundër UBER, e cila tha që punonjësit e aplikacioneve online konsiderohen si punëtore dhe jo të vetëpunësuar. Organi ekzekutiv i BE veçoi një numër fushash në të cilat tha se ishte i nevojshëm përmirësimi në të drejtat e punëtorëve, duke përfshirë statusin e punësimit të punëtorëve online , aftësinë e tyre për t’u përfshirë në negociata kolektive dhe  përfitimet sociale.

Konsultimi do të zgjasë gjashtë javë dhe është fillimi i një procesi i cili ka të ngjarë të përfundojë këtë vit me propozime legjislative, sipas Margrethe Vestager, nënkryetares ekzekutive  të BE-së, e ngarkuar me fushën digjitale. Pjesa e dytë e konsultimit do të shqyrtojë mënyrën e miratimit të ligjeve të reja të mundshme.

Vestager tha se pandemia kishte rritur modelet e biznesit të platformave dhe e bëri më të domosdoshëm  shqyrtimin e kushteve të  tyre të punës.

“Në të gjithë Europën njerëzit që punojnë me platforma rrezikojnë  të mbeten pa të ardhura dhe ata nuk janë gjithmonë të të siguruar me ligj për të përfituar mbështetjen financiare.

Nganjëherë kanë kushte të këqija pune, orare të zgjatura dhe janë pa siguracione.”- tha ajo. Konsultimi do të shqyrtojë nëse punëtorët e platformës duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si personeli me punë fikse  tha Nicolas Schmit, komisioneri i BE-së për punë dhe të drejtat sociale.

“A janë punëtorët e platformave të vetë-punësuar apo punonjës normal? Kjo është një pyetje thelbësore, por jo e lehtë, ”tha ai. “Ne nuk kemi ende një përgjigje të saktë. Kjo fazë ka nevojë për shumë sqarimë.”

Sipas Schmit, qëllimi i BE është që : “ne duam që punonjësit e platformës të kenë të njëjtat të drejta si të gjithë punëtorët e tjerë”, pavarësisht nga statusi i tyre. Në fillim të konsultimit, Uber tha se e mirëpriti ofertën “për të përmirësuar kushtet e punës në platformë”.

FINANCIAL TIME

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0