Praktikë pune në Zvicër. Nënshkruhet marrëveshje binjakëzimi mes disa shkollave profesionale Shqipëri-Zvicër

Praktikë pune në Zvicër. Nënshkruhet marrëveshje binjakëzimi mes disa shkollave profesionale Shqipëri-Zvicër


Jo vetëm mësuesit, por edhe nxënës të shkollave të mesme profesionale në Shqipëri mund të njihen nga afër me praktikat profesionale në Zvicër.

Përmes projektit “Aftësi për Punë” të programit Zvicerian në Shqipëri ‘SwissContact” drejtorët e dy shkollave shqiptare “Kolin Gjoka” dhe “Gjergji Canco” nënshkruan një marrëveshje të shkëmbimit të praktikave profesionale me shkollën “BBZ Biel Bienn”.

Matthias Dick, anëtar i bordit të shkollës BBZ, tha se, “Qëllimi kryesor është shkëmbimi i praktikave. Kjo nënkupton që nxënësit shqiptarë të mund të zhvillojnë praktikat në sipërmarrje ku bëjnë praktikën nxënësit e shkollës sonë dhe anasjelltas”. Por, ai theksoi gjithashtu se edhe shkolla zvicerane do të përfitojë nga binjakëzimi. Për të është me interes zhvillimi i programit me bazë të mësuarit në shkollë, çka është më e theksuar në shkollat shqiptare.

Zëvendës Ambasadori zviceran Philipp Keller tha se, sistemi dual i formimit, ndihmon ekonominë. Kjo qasje sipas tij, është shumë më e lidhur me nevojat e tregut.

Drejtuesit e dy shkollave profesionale, u shprehën optimistë, se marrëveshja e binjakëzimit me shkollën profesionale zvicerane, do të fuqizojë formimin profesional në shkollë dhe të rrisë besimin e të rinjve për të siguar më shpejt një mundësi punësimi.

Ju mund të shikoni këtu intervistat e plota:

https://youtu.be/2veJjMfGdOk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0