Kompania e famshme e prodhimit të orëve Franck Muller ka nxjerrë në treg një model të quajtur “Vanguard Racing Skenderbeu”.
Bëhet fjalë për një model të limituar me fushë të kuqe, në sfond të së cilës duket shqiponja dykrenare dhe portreti i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qendër, i punuar në ar. Kompania me seli në Gjenevë ka prodhuar gjithsej 25 copë në çelik inox dhe 50 copë në titan të zi. Çmimi për orët e thjeshta Franck Muller varion nga 5 mijë deri në 7500 euro, ndaj një model i kufizuar si ky me Skënderbeun mund të kalojë 10 mijë euro.
Franck Muller është një prodhues zviceran i orëve luksoze, që mban emrin e themeluesit të saj. Shitjet totale të vlerësuara të kompanisë (në 2010/2011) ishin 290 milionë euro.
Orët e kësaj marke kanë një çmim mesatar prej 38,000 euro. Orët e Franck Muller-it i mbajnë të famshëm të ndryshëm, mes tyre Arnold Schwarzenegger, Elton John, Cristiano Ronaldo, David Beckham, Cassper Nyovest etj.ocnal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.