Portonovi, një destinacion si turist ose rezident - Business Magazine Albania

Portonovi, një destinacion si turist ose rezident

Portonovi

Apartamente, rezidenca, ose mjediset e nje hoteli, mund t’i gjeni në Portonovi, në Mal të Zi. Aty mund të zgjidhni të jeni një pushues turist, ose një rezident. Në rastin e fundit, duke blerë një nga pronat më të përshtatshme për ju.

Nuk do ta harroni pamjen tuaj të parë të Gjirit të Bokës. Një nga brigjet më interesante të Evropës, një rajon befasues i famshëm për historinë, kulturën dhe bukurinë e egër natyrore.

Portonovi ekziston në harmoni me këtë rajon të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Investimi i kryer në një zonë ushtarake, ka ruajtur objektet e vjetra dhe monumentet, si dhe një kishë të vogël katolike. Ish zona ushtarake, është kthyer tani, falë investimit të një grupi investitorësh nga Azerbajxhani, në një fshat turistik dhe zonë rezidenciale, duke ofruar në fondin e saj të ndërtimev shërbime të personalizuara për shije të ndryshme me një emër të përbashkët: standard i lartë.

Atë e gjeni në cilësinë e apartamenteve, vilave, apo mjediseve të hotelit ndërkombëtar One&Only, por edhe në gatimet e restoranteve dhe bareve përreth. Darka dhe mëngjesi shijojnë shumë në ballkonet apartamenteve, ose edhe në baret ne breg të detit, ku janë vendosur varkat, motoskafët dhe jahtet e rezidentëve të këtij resorti, apo edhe të vizitorëve të përkohshëm.

Lexo: Bletë edhe në zonat urbane? Sipas modelit Slloven, është e mundur

Kjo është baza e përsosur, nga e cila mund të eksploroni gjithçka që ofron Boka Bay, në këmbë, me vela ose me makinë.

Një zonë perfekte për aventurierët, ku rrugët malore përshkojnë qytetet e lashta dhe çdo kthesë mban një tjetër zbulim. Nga ditët në ujë e deri te pasditet plot diell të kaluara, duke eksploruar qytetet e lashta të Perastit dhe Kotorrit, nuk ka kufi për përvojat që duhen ndarë.

Lexo: Varësia nga videolojërat, çfarë është dhe si ta dalloni

Portonovi është shumë më tepër sesa thjesht një resort luksoz. Ky është një fshat i gjallë, një komunitet i lulëzuar dhe një vend, ku njerëzit me mendje të njëjtë mblidhen për të shijuar një jetë të pasur me aventura.

Nëse jeni gati për ta përjetuar vetë, rezorti ofron aktualisht një përzgjedhje të kufizuar të rezidencave të disponueshme për shitje. Ju mund të provoni stilin e jetës së Portonovit për një fundjavë, një javë, apo edhe më gjatë, me një sërë apartamentesh luksoze për pushime me qira.

Në marinën Portonovi, ka mbi 238 vende për jahte dhe superjahte duke e bërë më atraktive për familjet apo individët që zotërojnë mjete lundruese dhe duan të ekspolorojnë brigjet.

Gjatë vitit të kaluar, e gjithë bota u përball me vështirësi ekonomike, por pavarësisht kësaj, tregu i pasurive të paluajtshme në botë dhe në rajon vazhdon të lulëzojë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Malit të Zi, në vitin 2022, shtetasit e huaj kanë blerë pasuri të paluajtshme në vlerë prej 410 milionë eurosh, pjesa më e madhe e të cilave ka qenë në bregdet. Portonovi, i shtrirë në Hercegnovi, është një mundësi e mire për investim në apartamente dhe vila të standardit botëror.

Mënyra e jetesës së Portonovit nuk është vetëm për banorët. Përjetoni jetën e një stili mesdhetar dhe modern njëkohësisht me zgjedhjen tuaj të apartamenteve dhe vilave luksoze për pushime me qira.

Për më shumë informacion rreth Portonovi, vizitoni: https://portonovi.com/en

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0