Bletë edhe në zonat urbane? Sipas modelit Slloven, është e mundur - Business Magazine Albania

Bletë edhe në zonat urbane? Sipas modelit Slloven, është e mundur

Kosherja urbane është një projekt i nisur nga Ambasada e Sllovenisë në Shqipëri dhe që gjeti mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bazuar mbi traditën shumëvjeçare të rritjes së bletëve në të dy vendet si dhe bashkëpunimin në këtë sektor të rëndësishëm.

Në aktivitetin ku ishin të pranishëm ambasadori i Sllovenisë, Peter Japelj dhe një përfaqësi e shoqatës së Bletarëve, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, “mbështetja për bletarinë ka marrë rëndësi parësore në politikat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”.

Në tarracën e MBZHR-së u vendos një koshere bletësh, e cila, siç u shpreh Krifca, do të shërbejë si promovim i nismës për kujdesjen ndaj bletëve, jo vetëm nga bletarët, por edhe si një thirrje për uljen e ndotësve në ambient dhe rritjen e cilësisë së ajrit dhe tokës.

“I bashkohemi një modeli që e kemi parë tek një vend mik si Sllovenia, që tregon një vëmendje dhe kujdes të madh ndaj bletës. Bashkë me ambasadorin kemi sjellë një praktikë të bletarisë urbane pikërisht në tarracën e MBZHR, ku mjedisi përreth ka mjaftueshëm lule, pemë, gjelbërim që shërbejnë si një kullotë e mirë për bletët që kemi sjellë këtu në tarracë, pikërisht për të promovuar një praktikë shumë të mirë që në BE njihet si bletaria urbane”, u shpreh ministrja.

“Kosherja me strukturë sipas modelit slloven e mundësuar nga Ambasada sllovene vjen në simbolikë për të promovuar bletarinë urbane”, tha ajo.

Krifca u ndal në rolin e rëndësishëm të bletës në ekzistencën e ekosistemit tonë mjedisor, bujqësor, ndaj dhe siç tha ajo ne punuam për një ligj të mirëfilltë për bletarinë që mbron bletarët, bletarinë dhe shtron rrugën për zhvillimin sipas standardeve më të mira të këtij sektori.

“Me miratimin së fundi të Ligjit për Bletarinë, kemi vendosur në fokus, ndër të tjera, edhe bletarinë në Shqipëri. Ky ligj merr shembull, ndër të tjera, edhe nga eksperienca Sllovene. Nga ana tjetër Sllovenia është një nga vendet e BE që i kushton mjaft rëndësi bletarisë dhe prodhimit të mjaltit si dhe është një nga vendet iniciatore të nismës së shpalljes së Ditës Botërore të Bletës (20 maj)”, u shpreh ministrja.

Lexo: Varësia nga video lojërat, çfarë është dhe si ta dalloni

Bletët dhe insektet e tjera polenizuese janë aleatë në mbrojtjen e mjedisit dhe përgjegjës për sigurinë ushqimore dhe ruajtjen e biodiversitetit.

“Synojmë që nismën “Kosherja Urbane” ta kthejmë në një traditë të rëndësishme edukuese për fëmijë e të rritur, me vendosjen e disa koshereve edhe në ambiente të tjera publike, së pari të Tiranës, duke e kthyer qytetin në promotor të ruajtjes së ambientit dhe biodiversitetit”, theksoi Krifca.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0