Porsche dhe Audi ‘’bashkohen’’ për makinat elektrike

Porsche dhe Audi ‘’bashkohen’’ për makinat elektrike


Porsche dhe Audi njihen për faktin se kanë ndërtuar disa nga makinat e tyre mbi të njëjtat baza (Cayenne dhe Macan përdorin të njëjtat baza si Q7 dhe Q5 për shembull) dhe kjo duket se do të vazhdojë edhe në periudhën elektrike. Oliver Blume i Porsche dhe Rupert Stadler i Audi, thanë në një intervistë për Stuttgarter Zeitung se të dy brandet në pronësi të Volkswagen, do të zhillojnë një platformë të përbashkët që do të përfshijë modelet nga viti 2021 e mbrapa. Audi po pret dy sedane dhe dy SUV, ndërsa Porsche mund të ndërtojë makinën e saj të parë sipas platformës, në të njëjtën fabrikë si Macan. Kjo nuk do të thotë se do të shihni një Macan elektrik, por sipas gjasave nuk flitet as për një coupe të elektrifikuar.

Se cilat makina vijnë të parat, kjo varet nga kërkesat për emetimet e CO2, tha Blume.

Arsyeja se pse po ndajnë burimet, nuk do t’ju surprizojë: paratë. Blume tha se do të kushtonte 30% më tepër për secilin brand, për të zhvilluar një platformë personale elektrike. Gjithsesi nuk do të jetë një shpenzim i vogël as në këtë rast, pasi sipas Stadler do të duhen disa miliardë dollarë për të zhvilluar projektin.

Kjo është diçka e ndarë nga Mission E, i cili mbetet në fokusin kryesor të Porsche. As nuk e ndalon secilën kompani që të krijojë platforma të tjera të personalizuara për të përmbushur synimet e tyre, si në rastin e Porsche me makinat sportive. Gjithsesi kjo ju jep një ide se çfarë të prisni nga tregu i ri i makinave elektrike në të ardhmen, me diferencat midis makinave, të cilat do jenë më tepër përsa i përket zgjidhjeve të motorave elektrikë dhe stilimit sesa dizajnit themelor.

burimi: engadget.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0