Shkruar nga Romilda Dushi, Menaxhere marketingu, BuyToAmerica
Black Friday vitet e fundit është bërë e famshme për mundësinë e blerjeve. Kush nuk do të donte të kishte gjithë markat e preferuara me uljet më të pabesueshme?! Ulje që shkojnë deri në 80%. Është parajsa për të gjithë ne që jemi të apasionuar me Blerjet Online.
Por, ndonjëherë është pak problem të gjejmë vendet e duhura dhe tregu amerikan, nuk është shumë i njohur për ne.
Mos u shqetësoni!
Kam përgatitur guidën perfekte për ju. Kështu nuk do të humbisni kohë të çmuar duke kontrolluar ku të blini. Por, ta shpenzoni atë kohë duke përzgjedhur gjithë produktet që dëshironi.
Le të fillojmë:
- Gjigandët e E-commerce
Aty ku mund të gjeni gjithçka që dëshironi. Mendojini si Qendra Tregetare Online, por pa lodhjen fizike që të duhet për të vizituar të gjitha dyqanet. Gama e produkteve është e pafundme dhe duke eksploruar, mund të gjeni dhe produkte që nuk mendonit kurrë që mund t’ju duheshin.
- Elektronike
Dy dyqanet më të rëndësishme të Elektronikës në USA nuk mund të mbeten prapa këtë Black Friday me uljet. Këto dy dyqane do t’ju këshilloja t’i rivizitoni dhe për Cyber Monday sepse ofertat do vijojnë.
- Outlete
Ku ka kombinim më të bukur se sa Super Outlete, duke u shtuar dhe Super Ulje. Këto dy dyqane të japin mundësinë të vishesh dhe të kesh produkte nga firmat më të mirënjohura, me çmime shumë të pranueshme nga buxheti i gjithëkujt.
- Femra
Jam e sigurt që nëse përdorni të paktën një rrjet social, do e njihni FashionNova. Kombinimi i cilësisë, stilit dhe super çmimeve, është arsyeja që është kaq e dëshiruar nga VIP-at e mbarë botës, si rrjedhojë dhe e çdo femre.
Ndërsa për Victoria’s Secret nuk besoj se kam çfarë të shtoj, duke qenë se është Lider në industrinë e saj.
- Meshkuj
Do të ndihej i veshur chik çdo mashkull, nga këto dy firma. Ofrojnë një variacion stilesh, ku çdokush e gjen veten.
- Fëmijë
Të gjithë e dimë sa të kushtueshme mund të jenë veshjet e fëmijeve dhe duke parë sa shpejt rriten, ndonjeherë të duken sikur i veshin vetëm një herë. Këto dy dyqane ofrojnë cilësinë më të mirë për fëmijet tuaj duke mos harruar dhe “rehatinë” e portofilit tuaj.
- Këpucë
Një pjesë e madhe e jona e duan shumë sezonin Vjeshtë-Dimër. Sa i bukur, është aq dhe i “parehatshëm”. Shirat e vazhdueshme të bëjnë të jesh gjithmonë në kërkim të këpucëve më të mira waterproof. Prandaj dhe përzgjodha këto dyqane. Jam e sigurt që do gjeni këpucët perfekte për këtë sezon.
- Aksesorë
Dy nga liderat në industrinë e orëve dhe jo vetem, këtë Black Friday ju japin mundësinë të shtoni në koleksionin tuaj të aksesorëve një produkt të tyrin pa vënë në “siklet” portofilin tuaj.
- Sport
Ne kemi në garderobën tonë një kostum sportiv që në fundjavë mund ta veshim dhe të shijojmë rehatinë e tyre. Nese nuk e keni tashmë, kjo është mundësia më e mirë që të bëni tuajin një prej tyre, ose dhe më shumë se një.
- Makeup
Dy liderët amerikanë të makeup-eve këtë Black Friday ju ofrojnë brandet më të mira me super ulje. Do ju këshilloja t’i hidhnit një sy, sepse unë e di për vete që do shpenzoj gjithë kursimet atje.
Mos mendoni se harrova t’i përgjigjesha pyetjes më të rëndësishme. Mirë i pamë, por si t’i blejmë dhe më pas si do t’i sjellim në Shqipëri pa paguar shifra marramendëse?! BuyToAmerica është një përgjigjie shumë e mirë e kësaj pyetje. Kur bëni blerjen mjafton të vendosni adresën e magazinës së tyre në USA dhe ata jua sjellin pakon tuaj kudo të jeni.
Për më tepër, përfitoni 20% Ulje në transportin tuaj të parë si dhe bashkim falas të të gjitha pakove tuaja, në një të vetme, për të ulur koston etTransportit.
Bonus! Stafi i BuyToAmerica është i gatshëm dhe për çdo pyetje që keni mund t’i kontaktoni në chatin e faqes si dhe në numrin e telefonit +355676038190.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.