Po ti a do e zgjidhje Shqipërinë? Gogo.al provokon debat në auditorët e Universitetit Bedër pasi shfaq historitë personale të 5 të rinjve - Business Magazine Albania

Po ti a do e zgjidhje Shqipërinë? Gogo.al provokon debat në auditorët e Universitetit Bedër pasi shfaq historitë personale të 5 të rinjve

Gogo.al

Po ti a do ta zgjidhje Shqipërinë? Ky ishte tehu i debatit që gazetarët e Gogo.al nxitën mes studentëve të Kolegjit Universitar Bedër, pasi shfaqën tea ta 5 histori personale të të rinjve që e kanë zgjedhur Shqipërinë; Shpëtimit, Josianës, Izmirit, Rivës dhe Malkos.

Elisa dhe Dionisi janë dy studentë të Kolegjit Universitar Bedër që njëherazi ushtrojnë edhe biznesin e tyre. Ata treguan për vështirësitë dhe sakrificat që u është dashur të bëjnë për të ndjekur ëndrrat e tyre e për të qenë të suksesshëm. Elisa tha se pas përfundimit të një universiteti, kishte nisur një të dytë ndërkohë që ushtronte dhe biznesin e nisur nga i ati.

“Pasioni dhe dëshira që edhe babai më ushqeu, e kam vazhduar për vite me radhë dhe ia kam dale. Shumë thonë se Shqipëria nuk të jep mundësi, rrogat janë të ulta, po unë mendoj krejt të kundërtën. Unë kam një studion time private dhe mendoj se në asnjë vend tjetër nuk do e kisha. Si vend yt nuk ka. Nëse keni pasione, ëndrra, unë me gjithë shpirt ju them vazhdojini sepse ëndrrat një ditë bëhen realitet dhe pasioni gjithnjë do e gjejë veten e tij.” – pohoi Elisa.

Ndërsa Dionisi tha: “Nëse keni dëshirë për të përmirësuar veten, mendo se në çdo vend mund t’ia dilni. E kam nisur që nga hallkat e para të gastronomisë dhe sot pas 12 vjetësh menaxhoj bizneset e mia dhe jam bashkëthemelues i Shoqatës së Bartenderave të Shqipërisë. Mendoj se të paturit dëshirë për përmirësim, duhet ta kalosh edhe në një fazë pak më shumë, ta kesh si pasion dëshirën për përmirësim, ta kalosh në qëllim në vetvete, mendoj se ky është çelësi i suksesit.”

Pjesë e panelit ishte edhe themeluesja e kompanisë “Commercey” Eldisa Cirogu, e cila rrëfeu gjithashtu rrugëtimin e saj të gjatë që nga shkollimi jashtë Shqipërisë dhe më pas rikthimi, hapja e biznesit bashkë me disa kolegë dhe më pas rritja e tij. Ajo pohoi se një pjesë e mirë e të rinjve që janë pjesë e kompanisë kanë pasur përvoja shkollimi ose pune jashtë vendit dhe më pas kanë vendosur të kthehen në Shqipëri.

“Unë zgjodha të studioj në Romë, pas doktoraturës për Shkenca Politike vendosa të kthehesha me një kompani ndërkohë që punoja. Pas doktoraturës nuk u ktheva më në Itali dhe mendoja se e kisha rigjetur përsëri vendin tim ku doja të vazhdoja jetën dhe karrierën time profesionale. E filluam në vitin 2021 ne dhe 4 persona dhe sot e mbyllim vitin me 107 persona në Shqipëri dhe Kosovë. Gjithçka nis nga puna me veten, me reflektimin çfarë doni të bëni dhe mos i vendosni asnjë limit vetes, ëndrrave, pasioneve.” – u shpreh Eldisa.

Para diskutimeve nga studentët, fjalën e mori lektorja Suela Musta. Ajo u shpreh jo pak kritike për gjendjen në të cilën ndodhet vendi ende, pas 32 vitesh që nga rrëzimi i diktaturës. Teksa tregoi disa momente pikante nga jeta e saj profesionale por edhe personale, jashtë dhe brenda Shqipërisë, Musta tha se të rinjtë mund t’i shërbejnë vendit e ta ndërtojnë të ardhmen këtu duke u bërë aktivë, duke kërkuar të drejtat e tyre, duke u bërë të ndërgjegjshëm.

“Shqipërisë ne i shërbejmë nëse bëhemi shoqëri e ndërgjegjshme, bëhemi rini që kërkon të drejtat. Të rinjtë nuk duhet të pranojnë dhunën. E shoh me shqetësim që të rinjtë sot janë pak apatikë. Një rini aktive e bën Shqipërinë edhe më atraktive. Fatos Arapi thotë një shprehje shumë të bukur, Atdheu duhet edhe kur të vret. Ju jeni një rini që keni një qasje mjaft ambicioze për të ecur para. Keni shanse të shkoni ta provoni veten por një detyrim e keni që është shtëpia, që është atdheu. Ju mund të shkoni kudo në botë por ai qëndron aty brenda jush. Gjërat nuk janë gjithnjë të matshme vetëm nga vlera monetare.” – tha ndër të tjera Musta.

Nisma e Gogo.al për të rrëfyer historitë personale të të rinjve që kanë zgjedhur Shqipërinë dhe po zhvillohen në vendin tonë mbështetet nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane nëpërmjet programit #SustainMedia, implementuar nga GIZ, DË Academie dhe Interneës.

Historitë e 5 të rinjve

https://gogo.al/malko-zgjodhi-shqiperine/

https://gogo.al/riva-zgjodhi-shqiperine/

https://gogo.al/izmiri-zgjodhi-shqiperine/

https://gogo.al/josiana-zgjodhi-shqiperine/

https://gogo.al/shpetimi-zgjodhi-shqiperine/

 

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0