Menaxheri i rrjeteve sociale do të jetë përgjegjës për:
- Krijimin e fushatave në rrjetet sociale,
- Postimin e artikujve në Facebook,
- Krijimin e raporteve të hollësishme për të përmirësuar strategjinë e marketingut dhe fushatave,
- Përcjelljen e aktiviteteve të Businessmag-ut dhe azhornimin me postimet në rrjetet tona sociale,
- Rritjen e prezencës dhe aktivitetit në rrjetet tona sociale,
- Postimin e përmbajtjes interaktive në të shkruar dhe grafike,
- Gjetjen e përmbajtjes së duhur për audiencën tonë,
- T’u përgjigjet pyetjeve dhe kërkesave të audiencës tonë.
Ftohen të aplikojnë të gjithë ata që mendojnë se janë të përshtatshëm për këtë pozitë.
Kualifikimet e preferuara:
- Kandidati preferohet të ketë përvojë paraprake si menaxher i rrjeteve sociale (nuk është e obligueshme),
- Njohuri në dizajn grafik dhe video-editim (e preferueshme),
- Ta njohë mirë gjuhën angleze (në të folur e të shkruar)
- Aftësi të mira të komunikimit dhe në të shkruar si dhe vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi në Mbledhjen dhe Analizimin e të dhënave
- Të jetë kreativ dhe mendjehapur.
Nga bashkëpunimi me ne keni mundësinë për të punuar remote (nga shtëpia apo lokacioni juaj i preferuar) dhe të rriteni profesionalisht.
Afati i fundi për aplikim është 10 nëntor 2019.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe një letër motivimi në e-mail adresën: eridon@businessmag.al. Për pyetje dhe paqartësi mund të na kontaktoni në faqen tonë në Facebook @businessmagkosovo.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto