Po aplikon për punë? Hidhi dhe një sy rezymesë tënde

Po aplikon për punë? Hidhi dhe një sy rezymesë tënde


Pjesa më e madhe e njerëzve nuk dinë ta marketojnë veten apo arritjet e tyre. Dhe kjo është një pikë e rëndësishme për të patur sukses, sidomos kur po aplikon për një punë.

Rezymeja është e rëndësishme jo vetëm për atë që e lexon, por më shumë për atë që e shkruan.

Për t’u siguruar që keni bërë një prezantim të denjë dhe rezymeja juaj do të marrë vëmendjen e duhur Tina Nicolai, e cila ka punuar si rekrutuese për Walt Disney World gjatë viteve 1990, ju sugjeron të shmangni gabimet e mëposhtme.

Shkujdesja

Një nga gabimet më të mëdhaja që bëjnë atë që po kërkojnë një punë është shkujdesja. I kushtojnë shumë pak rëndësi detajeve. Ata janë dembelë.

Fonte jo-profesionale, informacion i vjetër që i ka ikur koha apo është i panevojshëm.

Lexoni: Hobit më të pëlqyeshme për rezymenë tuaj

Përmbledhje shumë të gjata

Përmbledhjet janë të bezdisshme kur ato shkruhen në një ton fomal dhe përshijnë shumë mbiemra.

Është më mirë të listoni disa pika që listojnë arritjet tuaja dhe fjlainë hyrëse ‘kam arritur XYZ”.

Të citosh atë që është e dukshme

Nuk ka më vlerë të shkruani “telefon” apo “email” përpara një numri telefoni apo një adrese email-i. Është e kuptueshme.

Fjalitë e referencës

Punëdhënësit dinë të kërkojnë referencë. Kursejeni hapësirën dhe marketoni veten me një fjali personale më bindëse ose shtoni adresën tuaj të LinkedIn.

Lexoni: 8 aftësi që duhet t’i keni patjetër në Rezymenë tuaj

I/E përgjegjshëm/me për

Ja një tjetër rast dembelizmi.

Ju duhet të kuptoni se të fillosh një fjali me ‘i/e përgjëgjshëm/me për’ tregon se puna jote ta ka kërkuar atë detyrë, por jo performancën tënde. Nuk tregon se sa të suksesshëm keni qenë ju në atë detyrë.

Mos u bëj dembel! Merr dhe disa minuta për të shpjeguar atë që ke arritur, jo atë që pritej.

Shumë fjalë të shkurtra

Fjalët zhargon në rezyme si “jashtë kutisë”, “komunikim i shkëlqyer” janë minimumi i pritshmërisë në tregun e sotëm. Një person i cili është unik dhe zgjidh probleme në grup, do ta përfshijë patjetër këtë cilësi në rezyme me kombinimin e disa fjalëve “artistike”.

Të jesh shumë formal

Rezymetë formale janë shumë të mërzitshme. Ato e lodhin syrin dhe nuk e lejojnë lexuesin të kuptojë realisht personalitetin e kandidatit.

Lexoni: E vetmja gjë që nuk duhet të listoni në rezymenë tuaj

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0