E vetmja gjë që nuk duhet të listoni në rezymenë tuaj

E vetmja gjë që nuk duhet të listoni në rezymenë tuaj


Cila klishe e rezymesë është më e çuditshmja që mund të lexohet?

“Njohës dhe përdorues i mirë i paketës Microsoft Office.”

Ky varg i fjalëve në dukje të parrezikshme, që në pëgjithësi përdoret për të mbushur rezymenë, është një element i tepërt.

Mbushja e rezymesë tuaj me “aftësi” të përbashkëta me të gjithë që kanë një punë zyre e sinjalizon punëdhënësin që në fakt nuk keni ndonjë aftësi.

“Në vitin 2018, nëse po përpiqesh të gjesh një punë, supozohet se ti ke njohuri në përdorimin e kompjuterit. Nëse një person të thotë seriozisht se një nga aftësitë e tij më të mira është përdorimi i paketës Microsoft Office, pse mos të shtojë dhe përdorimin e shkëlqyer të thikës dhe pirunit?

Mos e listoni Microsoft Word në rezyme. Pikë.

E vetmja gjë më e keqe sesa përdorimi i “Paketës Microsoft Office” është aftësia për të përdorur “Microsoft Word”.

Ju e shkruani CV-në tuaj duke përdorur një softuer të përpunimit të fjalëve, apo jo? Kjo tregon se ju keni një njohuri bazë të mjetit më të njohur të shkrimit. Nuk është nevoja të tërhiqni vëmendjen me një program që dhe nxënësit në 9 vjeçare janë të aftë ta përdorin.

“Listimi i Microsoft Word si një aftësi duhet të hiqet nga çdo CV,” thotë Andrew Selepak, ekspert i komunikimit dhe profesor në Universitetin e Floridës. “Ju nuk do të listoni aftësinë e shkrimit në një CV që tashmë e keni shkruar. Nëse keni shtrënguar dorën me dikë gjatë një interviste për punë, ju nuk do t’u thoni atyre se një nga aftësitë tuaja më të mëdha është aftësia për të shtrënguar duart. ”

“Vendoseni veten në mendjen e rekrutuesit”, thotë Ben Guez, themelues i një agjencie marketingu, Laxir. “Mendoni, cila aftësi do të jetë e dobishme për pozicionin? Nëse unë jam duke kërkuar për një marketer dixhital unë dua të shoh ‘Google Adwords’, ‘Facebook Ads’, dhe ‘media sociale.’

“Askujt nuk intereson nëse jeni shumë të aftë në PowerPoint … Kjo nuk do të sjellë vlerë për kompaninë”.

/Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0