Planet e abonimit të Volvo tashmë fillojnë nga $600 (me siguracion)

Planet e abonimit të Volvo tashmë fillojnë nga $600 (me siguracion)


Në Shtator 2017, Volvo prezantoi planin e saj se do të fillonte të ofronte plane abonimi për makinat e saj duke filluar nga modeli i saj “entry level” SUV i quajtur XC40. Pak ditë më parë, në Los Angeles Auto Show ajo foli më konkretisht për këtë. Abonimet fillojnë nga $600 në muaj, për një periudhë 2 vjeçare, ashtu siç ndodh edhe me kompanitë e telefonisë.

I quajtur “Care by Volvo”, ky program do të fillojë në vitin 2018. Ato çka nuk përfshihen në çmim janë: taksat, pagesat e regjistrimit dhe karburanti.

Përsa i përket atyre çka përfitohen, vijon si më poshtë:

  • Volvo XC40 me paketat “Premium” dhe “Vision”, dhe me shumë opsione të tjera estetike ose funksionale.
  • Shërbim ndaj klientit 24 orë dhe asistencë rrugore.
  • Shërbimet e kryera sipas fabrikës.
  • Mbrojtje për gomat dhe disqet (Nëse bën më pak se 15.000 milie në vit
  • Siguracion premium

Për $700 në muaj, Volvo ofron një XC40 me paketën R-Design, e cila përfshin disqe 20-inch dhe sistem audio Harman Kardon. Të gjitha modelet do të jenë prezente në dyqanet e Volvo në të gjithë Shtetet e Bashkuara në vitin që vjen.

Lexoni: Audi USA, sekretet e shërbimit të saj. Shpejtësi dhe kujdes i veçantë

Ashtu siç funksionojnë edhe disa plane të smartphone, të abonuarit mund ta ndërrojnë makinën me një të re 12 muaj pas abonimit, nga e cila do të dalë një kontratë e re 24 mujore. Deri më tani, Volvo nuk ka dhënë më detaje se cilat modele do t’i shtohen programit. Dhe ashtu si edhe programet e leasing, ti nuk do mund ta blesh makinën në fund të abonimit.

Suedezët nuk janë të parët që ofrojnë programe të tilla. Më herët Cadillac dhe Porsche kanë prezantuar programe të ngjashme.

Burimi: The Verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0