Pimento: Magjia e transformimit të udhëzimeve krijuese në art vizual me ndihmën e teknologjisë AI gjeneruese - Business Magazine Albania

Pimento: Magjia e transformimit të udhëzimeve krijuese në art vizual me ndihmën e teknologjisë AI gjeneruese

Pimento është një startup i ri francez që po përdor AI gjeneruese në një mënyrë interesante, ndërsa kompania fokusohet në hapin e parë të proceseve krijuese: ideimin, brainstorming dhe moodboarding.

Mënyra më e mirë për të përshkruar Pimento është duke folur me njerëz, që mund të përdornin një mjet të tillë. Ideja e këtij startup-i është që ekipet krijuese, të cilët punojnë në një ridizajnim të markës, një fushatë reklamash, një video-lojë të ardhshme, një film animacioni do të hapin Pimento në ditën e parë të projekteve të tyre të reja. Është mjeti që do përdoret për të filluar procesin e kërkimit.

Por, si mund të përdoret Pimento?

Bashkëthemeluesit e Pimentos kanë paraqitur një demo të produktit:

“Fillimisht filloni duke shkruar disa udhëzime për atë që po kërkoni të arrini me projektin tuaj, një lloj shkrimi teksti. Pastaj shtoni disa imazhe që do të shërbejnë si bazë e projektit tuaj. Më pas Pimento përdor udhëzimet tuaja me modelet AI për t’ju ndihmuar të gjeni imazhe, tekst dhe ngjyra. Në ekran ka tre butona që mund t’i përdorni sa herë që dëshironi të gjeneroni imazhe, tekst apo ngjyra.

Nëse disa nga propozimet e Pimentos duken interesante, mund t’i ruani për më vonë. Kur të mbaroni, mund të gjeneroni një link dhe të ndani një tabelë me të gjitha imazhet, ngjyrat dhe tekstin që keni ruajtur.”

Ajo që e bën të ndryshëm Pimento-n nga përdorimi i një modeli AI është se gjeneron imazhe të përshtatshme me kërkesat tuaja.

 

 

Në të ardhmen, kompania planifikon të shtojë më shumë karakteristika, të tilla si: aftësia për të personalizuar bordin që do të ndani me ekipin ose klientin. Tani për tani, kompania përdor modele me burim të hapur të rregulluara mirë, si: Stable Diffusion, Llama dhe së shpejti Mistral AI.

 

techcrunch.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0