Philip Morris International njofton marrëveshjen për të blerë Fertin Pharma - Business Magazine Albania

Philip Morris International njofton marrëveshjen për të blerë Fertin Pharma

Philip Morris International

Blerja çon përpara qëllimin e PMI për t’u bërë një biznes më së shumti pa tym deri në 2025-ën dhe krijon mundësi rritje përtej nikotinës

Philip Morris International Inc. (PMI) njofton se ka hyrë në një marrëveshje për të blerë Fertin Pharma A/S (Fertin Pharma), një prej zhvilluesve dhe prodhuesve kryesorë të farmaceutikës për produktet inovative të mirëqenies të bazuara në sisteme të perçimit oral, për një vlerë prej 5.1 miliardë DKK (afërsisht 820 milionë USD) të ndërmarrjes.

“Blerja e Fertin Pharma do të jetë një hap i rëndësishëm përpara në udhëtimin tonë drejt të ardhmes pa tym – duke përmirësuar portofolin tonë pa tym, veçanërisht në oralet moderne, si edhe duke përshpejtuar progresin tonë përtej nikotinës”, tha Jacek Olczak, CEO i PMI, “Si PMI ashtu edhe Fertin ndajnë një angazhim ndaj shkencës dhe inovacioneve me në qendër konsumatorin dhe me qëllimin për një jetesë më të mirë, dhe jam i kënaqur që kemi arritur këtë marrëveshje. Portofoli i larmishëm i teknologjive të Fertin, ndërthurja e bizneseve në zhvillim dhe ekspertiza e klasit botëror do të pasurojnë rrjetin dhe aftësitë tona të inovacionit, duke siguruar shpejtësi dhe nivel të lartë në sistemin oral për të mbështetur qëllimet tona që në vitin 2025 të gjenerojmë më shumë se 50% të të ardhurave tona neto nga produktet pa tym dhe të paktën 1 miliard dollarë nga produktet përtej nikotinës.”

Fertin Pharma është një kompani private me më shumë se 850 të punësuar dhe operon në Danimarkë, Kanada dhe Indi. Është një organizatë udhëheqëse për zhvillimin dhe prodhimin e kontratave (CDMO), e specializuar në kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e çamçakëzëve, qeskave të nikotinës, tabletave të lëngshme dhe sistemeve të tjera të gurta orale për përçimin e përbërësve aktivë, përfshirë nikotinën, në prizmin e së cilës është prodhuesi kryesor i zgjidhjeve të Terapisë Zëvendësuese të Nikotinës (NRT). Kompania dhe punonjësit e saj sjellin përvojë të konsiderueshme shkencore dhe njohuri për zhvillimin e zgjidhjeve inovative, duke nxitur rritjen përtej kategorisë në fusha të reja dhe ekzistuese të biznesit. Në vitin 2020, Fertin Pharma gjeneroi të ardhura neto prej 1.1 miliard DKK (afërsisht 160 milionë USD). Vlera e transaksionit përfaqëson një shumëfish prej rreth 15 herësh të EBITDA3 Fertin Pharma 2020.

Fertin Pharma aktualisht është në pronësi të organizatës globale të investimeve EQT dhe Bagger-Sørensen & Co. Pas përfundimit të blerjes, Fertin Pharma do të bëhet një filial në pronësi të plotë të PMI. PMI do të financojë transaksionin me para të gatshme ekzistuese dhe pret që ajo të mbyllet në tremujorin e katërt të 2021, në varësi të miratimit nga autoritetet përkatëse rregullatore. PMI pret që ndikimi i blerjes në EPS të holluar dhe të rregulluar për vitin 2021 të jetë i papërfillshëm.

Peter Halling, CEO i Fertin Pharma, komentoi: “Fertin Pharma ka qenë në një rrugëtim fantastik në pronësinë e EQT dhe familjes Bagger-Sørensen. Me pronësinë e re, Fertin Pharma do të jetë në një pozitë të shkëlqyeshme për të vazhduar të ofrojë vizionin dhe misionin tonë, përfshirë punën tonë si CDMO për klientët tanë. PMI po bën një transformim frymëzues si një kompani me ambicie për të ofruar një të ardhme pa tym dhe duke ndërtuar një portofol produktesh përtej nikotinës. Një ambicie që përputhet në mënyrë të përkryer me atë të Fertin Pharma, pra që t’u mundësojë njerëzve të jetojnë jetë më të shëndetshme. Në PMI kemi gjetur një pronar dhe partner të ri që ka vizionin tonë, i cili është i përkushtuar ndaj shkencës dhe i cili do të mundësojë që Fertin Pharma të përshpejtohet dhe të rritet më tej si një kompani.”

Me blerjen e Fertin Pharma, PMI do të:

  • Fitojë njohuri të konsiderueshme për zhvillimin, formulimin dhe komercializimin e platformave aktuale dhe shtesë pa tym – duke përfshirë aftësinë për të përshpejtuar praninë në kategorinë moderne orale dhe me rritje të shpejtë, duke siguruar një përvojë superiore të konsumatorit përmes një game të gjerë produktesh patym siç janë qeskat e nikotinës dhe kapsulat.
  • Shfrytëzojë platformat e përçimit oral të Fertin për t’u zgjeruar në një sërë teknologjish premtuese – plotësuese të ekspertizës së inhalimit të PMI – për produkte bimore të provuara shkencërisht dhe produkte të tjera të kujdesit për veten, duke përfshirë zgjidhje pa recetë dhe suplemente që përmirësojnë jetën e njerëzve në fusha të tilla si gjumi, energjia, qetësia dhe përqëndrimi.
  • Ndërtojë më tej platformën tonë të përgjithshme të R&D dhe ekspertizës së prodhimit të nikotinës dhe përtej produkteve të nikotinës përmes shtimit të aftësisë dhe fuqisë punëtore të Fertin, që përfshin 80 shkencëtarë.
  • Përshpejtojë përparimin në prioritetet e qëndrueshmërisë, veçanërisht për zgjerimin e tregut dhe krijimin e aksesit të alternativave tona pa tym për duhanpirësit e rritur në të gjithë botën për të përshpejtuar fundin e duhanpirjes dhe ndërtimin e një biznesi të fortë përtej nikotinës.

Në fillim të këtij viti, PMI njoftoi qëllimin për të gjeneruar më shumë se 50% të të ardhurave totale neto nga produktet pa tym deri në vitin 2025. Përveç angazhimit të vazhdueshëm për të arritur një të ardhme pa tym, PMI synon të shfrytëzojë aftësitë në shkencat e jetës, inovacionin e produkteve dhe ekspertizën klinike për të zgjeruar portofolin e tij përtej duhanit dhe nikotinës, me produkte dhe zgjidhje të vërtetuara shkencërisht që përmirësojnë jetën e njerëzve dhe gjenerojnë një ndikim pozitiv neto në shoqëri.

Philip Morris International: Një e ardhme pa tym

Philip Morris International (PMI) po udhëheq transformimin në industrinë e duhanit për të krijuar një të ardhme pa tym dhe në fund, të zëvendësojë cigaret me produktet pa tym në të mirë të të rriturve që përndryshe do të vazhdonin të pinin duhan, shoqërisë, kompanisë dhe aksionerëve të saj. PMI është një kompani lidere ndërkombëtare në industrinë e duhanit, që merret me prodhimin dhe shitjen e cigareve, si dhe produkteve pa tym, pajisjeve elektronike dhe aksesorëve të tyre, dhe produkte të tjerë me nikotinë në tregjet jashtë SHBA. Përveç kësaj, PMI dërgon versione të pajisjes së Platformës 1 IQOS për Altria Group, Inc. për shitje të liçensuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku këto produkte kanë marrë autorizim tregtimi nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) sipas rregullores së PMTA.

FDA ka autorizuar gjithashtu tregtimin e një versioni të IQOS dhe produkteve të tij të konsumit si një Produkt Duhani me Risk të Modifikuar (MRTP), me motivacionin se renditja e tyre si produkte me ekspozim të modifikuar është e përshtatshme për të promovuar shëndetin publik. PMI po ndërton një të ardhme në një kategori të re produktesh pa tym të cilat, edhe pse jo pa risk, janë një zgjidhje shumë më e mire sesa vazhdimi i pirjes së cigares. Përmes zhvillimit multidisilplinar të produktit, novacionit dhe studimit shkencor, PMI kërkon të sigurohet që produktet pa tym të përmbushin preferencat e konsumatorëve të rritur dhe njëherësh, kërkesat rigoroze të legjislacionit.

Portofoli i produktit pa tym të PMI përfshin produkte me ngrohje dhe me avull që përmbajnë nikotinë, të cilat nuk digjen. Që nga 31 marsi i 2021-shit, produktet pa tym të PMI janë në shitje në 66 tregje, në qytetet kryesore ose në të gjithë vendin, dhe PMI vlerëson se afërsisht 14 milionë të rritur në të gjithë botën tashmë kanë kaluar në IQOS dhe kanë ndaluar së piri cigare.

Lexoni: PHILIP MORRIS PREZANTON OBJEKTIVAT E KOMPANISË PËR TË ARDHMEN E AFËRT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0