P&G përgatitet për 'një botë pa reklama' - Business Magazine Albania

P&G përgatitet për ‘një botë pa reklama’


Marketerët duhet “të fillojnë të mendojnë për një botë pa reklama”, sipas Marc Pritchard, kreu kryesor i markës në Procter & Gamble.

“Unë do të thosha se ditët e reklamimit siç i njohim sot numërohen dhe ne duhet të fillojmë të mendojmë për një botë pa reklama,” tha Pritchard për delegatët në CES 2019.

Lexoni: Kur markat nuk dinë të “markojnë” veten

Rritja e ambienteve pa reklama – qofshin platforma që transmetojnë drejtpërdrejtë ose folës të aktivizuar me zë – së bashku me përdorimin e mjeteve të bllokimit të reklamave dhe qëndrimit larg nga mediat elektronike transmetuese, po kontribuojnë në këtë trend.

Njëra nga mënyrat se si kompanitë si P&G mund të angazhohen me konsumatorët është nëpërmjet produkteve dhe zgjidhjeve të zgjuara, si furçë dhëmbësh të mundësuar me internet nga Oral-B dhe platformë dixhitale Olay’s Skin Advisor, të cilat ofrojnë produkte bukurie të personalizuara për klientët.

Marrëdhëniet e drejtpërdrejta me konsumatorët në këtë mënyrë mund të “na mundësojë që të fillojmë të arrijmë vizionin që ne kemi qenë duke u përpjekur të krijojmë për një kohë të gjatë, që lëviz nga një marketing masiv në masë deri në ndërtimin e një marke në masë”, tha Pritchard.

“Dhe kur ju keni këto lloje të teknologjive të futura në produkte, ato në fakt i bëjnë më të rëndësishme për përvojën e ndërtimit të markës. Unë mendoj se kjo eventualisht mund të zëvendësojë reklamat siç i njohim ne sot.”

Nëse reklamimi tradicional është nën presion, Pritchard njoftoi se një uri për rritjen e shërbimeve dhe personalizimit do të shoqërohet nga një dëshirë e mëtejshme në mesin e konsumatorëve për të mësuar se çka përfaqëson një markë.

“Ne kemi një aspekt funksional të markës sonë dhe një aspekt emocional të markës sonë,” shpjegoi Pritchard – një komponent i përzierjes së marketingut që nuk duhet të neglizhohet.

Lexoni: Ja të dhënat që tregojnë se reklama e Colin Kaepernick për “Nike” është marketing i suksesshëm!

Tregtari i reklamave më të madha në botë sugjeroi që një përqendrim i veçantë në eksperiencën e konsumatorit është thelbësor për mënyrën se si P&G do ta ndjekë këtë aspiratë.

“Ajo që ne mendojmë është çdo aspekt i përvojës së konsumatorit dhe duke u përpjekur për ta bërë atë më të mirë: produktin, paketën, komunikimin, dyqanin, internetin, përdorimin para dhe pas të produktit dhe se si të gjitha këto vijnë së bashku,” tha ai.

burimi: warc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0