Kur markat nuk dinë të “markojnë” veten - Business Magazine Albania

Kur markat nuk dinë të “markojnë” veten


*Artikulli është shkruar nga Steve Tobak, konsulent i liderave mbi çështjet e strategjisë i bazuar në Silicon Valley dhe u publikua në blogun e tij: stevetobak.com.

 

“Branding” ka një problem me markimin. Shfaqja e “brandit personal” dhe zëvendësimi në masë i fjalës “marka” me “kompani” ka dobësuar kuptimin e këtij parimi që ka rëndësi kritike për individët dhe strategjinë e marketingut për kompanitë, të mëdhaja apo të vogla.

Brandi ka të bëjë me bërjen dhe mbajtjen e premtimeve. Një brand i tregon konsumatorëve dhe *stakeholder-ave atë që ata duhet të presin kur përjetojnë një eksperiencë me markën tuaj, produktin tuaj ose shërbimin tuaj. Dhe më pas, sigurisht duhet t’i përmbaheni atij premtimi.

Rreth kësaj rrotullohet në fakt “brand”-i.

Kohët e fundit shkrova një artikull në lidhje me The Honest Company, një startup e-commerce themeluar nga aktorja Jessica Alba. Startupi i bazuar në Santa Monica ka mbledhur më shumë se 222 milionë $ në një vlerësim të fundit prej 1.7 miliardësh dhe sipas asaj që raportohet, po planifikon një ofertë publike (IPO).

Honest tregton një sërë produktesh konsumi të cilat supozohen të jenë më të sigurta për bebet, familjet dhe mjedisin se produktet e konkurrentëve. Mbi të gjitha, brandi i kompanisë në mënyrë të qartë dhe të dallueshme premton “ndershmëri.”
Por kur Wall Street Journal gjeti se detergjenti për larjen e rrobave të The Honest përmbante një agjent pastrimi që kompania në mënyrë eksplicite e kishte ndaluar nga produktet e saj si një element kyç diferencues përkundrejt konkurrentëve, drejtuesit e saj u angazhuan në atë që mund ta quaj lëvizjen më të pandershme që kam parë ndonjëherë.

Etiketat e produkteve, website-i i kompanisë dhe deklarata të shumta nga drejtuesit e Honest jepnin “garanci” se detergjentët e tyre për larje ishin prodhuar pa SLS, një agjent i njohur për shkumim i gjetur në të gjitha llojet e produkteve të prodhuara nga Procter& Gamble, Colgate- Palmolive dhe Seventh Generation.

Në librin e shkruar prej saj, Alba i konsideronte SLS “toksike”, por të gjitha kompanitë japin garanci për sigurinë e produkteve të tyre.

Honest thotë se detergjentët që përdor janë të prodhuar me SCS, që pretendon se janë më të sigurta se SLS. Por SCS përmbajnë SLS. Ndërkohë, kompania qetësisht po ndryshon website-in dhe etiketat e saj ndërsa publikisht mban një qëndrim se produktet e saj nuk përmbajnë SLS dhe se raportimi i bërë nga Wall Street Journal është “fals”, “i pabazë”, “pseudo-shkencë.”

Bota ka treguar gjithmonë “mashtruesë” mburracakë, por webi interaktiv u ka dhënë atyre më shumë mundësinë të sillen si “kllounë” dhe të tradhtojnë veten. Herët apo vonë, e vërteta del në shesh.

Në librin e tij “Walden”, Henry David Thoreau ka shkruar “Masa e gjerë e njerëzve jetojnë një jetë në dëshpërim.” I vetmi ndryshim ndërmjet vitit 1854 kur u shkrua libri dhe ditëve të sotme është se sot dëshpërimi është më shumë evident. Sa më shumë profilë “hipokritë” Twitter dhe LinkedIn të njerëzve shoh, aq më tepër bëhet e rëndësishme dhe të bën të jesh i diferencuar fakti i të qënit të vërtetë dhe të ndershëm.

Individët, bizneset e vogla, dhe korporatat të gjithë këtë “fryrjen” e markimit mund ta reduktojnë në një koncept të thjeshtë: Të thonë atë që duan të thonë dhe më pas ta bëjnë.

*stakeholder- palët e interesuara në një marrëdhënie në biznes: aksionerët, konsumatorët, kreditorët, punonjësit etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0