Pfizer/BioNTech ofron mbrojtje nga mutacionet e reja të Covid - Business Magazine Albania

Pfizer/BioNTech ofron mbrojtje nga mutacionet e reja të Covid

Lajme shumë inkurajuese vijnë nga kërkimet e reja që sugjerojnë se vaksina anti Covid-19 nga kompania farmaceutike Pfizer / BioNTech ofron mbrojtje nga dy mutacionet e reja të koronavirusit që po përhapen shumë shpejtë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Gjigandi farmaceutik dhe studiuesit nga Universiteti i Teksasit kryen teste laboratorike për mutacionet, njëra prej të cilave u gjet në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa tjetra e ka origjinën në Afrikën e Jugut.

Mutacionet përmbajnë edhe N501Y, një ndryshim në proteinën spike të virusit, e cila është në shënjestër të vaksinave. Studimet laboratorike zbuluan se mostrat kishin nivele neutralizuese të antitrupave që duket se funksiononin kundër shtameve të reja, shkruan The Guardian.

Pfizer tani ka testuar 16 mutacione të ndryshme të Co id dhe asnjë prej tyre nuk ka pasur ndonjë ndikim të rëndësishëm në funksionimin e vaksinës. Sidoqoftë, studime të mëtejshme janë planifikuar për mutacione të tjera.

REAGIMET

Shkencëtarët e kanë mirëpritur lajmin se studimi i ri sugjeron se vaksina anti Covid-19 nga Pfizer dhe BioNTech mbrojnë nga një mutacion në dy variante i koronavirusit. Daniel Altmann, profesor i imunologjisë në Imperial College London, tha: “Ky është me të vërtetë një zbulim i rëndësishëm për të qetësuar çdo shqetësim në lidhje me mungesën e mbulimit të vaksinave për variantet e reja te Covid.”

Ai shtoi se “neutralizimi i variantit duket i shkëlqyeshëm nga ky studim”. Ravi Gupta, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Kembrixhit, tha se ky ishte nje studim qe aktualisht mungonte dhe ka gjetur vetëm një mutacion “i cili nuk pritej të kishte ndikim të rëndësishëm”.

Eleanor Riley, profesoreshë e imunologjisë dhe sëmundjes infektive në Universitetin e Edinburgut, tha: “Deri më tani, shume mirë. Do të ketë mutantë të tjerë të rinj dhe do të duhet të monitorojmë me kujdes situatën duke përsëritur këtë lloj studimi në variante të reja qe shfaqen. Mund të jetë e nevojshme të nderhyjme te vaksina me kalimin e kohës”.

FORBES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0