Peticioni u miratua pak pasi kryeministrja Theresa May arriti në Bruksel gjatë kësaj jave, ku do të parashtronte kërkesën e saj për shtyrje të afatit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.
Faqja e internetit e peticionit të qeverisë ra disa herë të enjten, pasi qindra mijëra njerëz shprehën pakënaqësinë e tyre për planet në lidhje me tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.
Margaret Anne Georgiadou, organizatore e peticionit thotë se, “Qeveria vazhdimisht pretendon se dalja nga BE është ‘vullneti i popullit’. Ne duhet ta ndalojmë këtë kërkesë duke provuar fuqinë e mbështetjes publike tani për të mbetur BE”. Ndaj, ajo fton britanikët të nënshkruajnë peticionin.
Lexo: Brexit pa marrëveshje, kompanitë paralajmërojnë rritje çmimi
Komiteti i Peticioneve, tha se faqja e peticionit shihej njëkohësisht nga 80 mijë deri në 100 mijë persona, ndërsa të enjten dokumenti u firmos nga 2 mijë persona çdo sekond.
Peticioni u lançua gjatë muajit shkurt në faqen e internetit të qeverisë. Në atë periudhë nuk mori vëmendjen e vërejtur këtë javë.
Interesi u rrit pas deklaratës së May. Në këtë deklaratë ajo fajësoi deputetët për bllokimin, duke kërcënuar daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE pa një marrëveshje. Në orët e fundit, disa zyrtarë të qeverisë janë përpjekur të ulin interesin e qytetarëve për nënshkrimin e peticionit.
Udhëheqësi i opozitës Jeremy Corbyn tha pas takimit me krerët europianë në Bruksel se, “lidhur me daljen, mendojmë se ka një urgjencë në ndërtimin e një shumice për një zgjidhje të këndshme dhe kjo është ajo ku po përqëndrohemi aktualisht”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto