Peticion: Studentët kërkojnë mbështetje financiare - Business Magazine Albania

Peticion: Studentët kërkojnë mbështetje financiare

Studentët

Studentët kërkojnë një mbështetje financiare nga qeveria gjatë këtij viti akademik. Pak para kthimit në auditore ata kanë mbledhur mbi 6000 firma, duke nënshkruar një peticion online.
Ata i janë drejtuar kryeministrisë, duke kërkuar përfshirjen në paketën antikrizë, me një kërkesë konkrete prej 100 euro në muaj.

Reagimi vjen pas rritjes së kostos, si të produkteve edhe të qirasë. Për studentët, akomodimi në Tiranë është bërë më i vështirë këtë vit. Ata thonë se kostot janë të papërballueshme për ta dhe familjet e tyre, ndaj nevojitet një mbështetje e përkohshme e qeverisë.

Ky peticion pritet të shoqërohet edhe me protesta të pedagogëve, të cilët gjithashtu kërkojnë rritje të pagave. Ata kanë paralajmëeruar se do të bojkotojnë mësimin.

Lexo: Europa miraton ligjin e ri/ Kompanitë duhet të rrisin mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike

Aktualisht qeveria ka parashikuar pakëtën antikrizë, ku përfshihen kryesisht familjet me mbështetje ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0