Pesë mënyra për të rifituar kontrollin mbi teknologjinë - Nga emailet tek AI - Business Magazine Albania

Pesë mënyra për të rifituar kontrollin mbi teknologjinë – Nga emailet tek AI

Pesë mënyra për të rifituar kontrollin mbi teknologjinë - Nga emailet tek AI

Nga mënyra se si AI po revolucionarizon organizimin e përmbajtjes, deri te rikthimi i kontrollit mbi rekomandimet e platformave, teknologjia ofron mundësi të shumta – por shpesh edhe sfida të reja. Në vend që të ndihemi të mbingarkuar, është koha të përdorim teknologjinë në mënyrë më të zgjuar, duke marrë hapa praktikë për ta bërë atë një aleat të vërtetë në jetën tonë të përditshme. Ja si mund të filloni!

Përdorni AI për t’ju ndihmuar më zgjuar
T’i kërkosh ChatGPT-së të shkruajë emailet e tua mund të duket diçka e zakonshme sot, por mjetet e AI po shkojnë shumë përtej kësaj faze bazike. Për shembull, NotebookLM i Google, një “asistent kërkimor” eksperimental, ju lejon të ngarkoni jo vetëm tekst, por edhe video, linqe dhe PDF. Ai përmbledh përmbajtjen, përgjigjet në pyetje dhe madje krijon një “përmbledhje si podcast” sipas dëshirës suaj – duke organizuar njëkohësisht burimet dhe shënimet origjinale. Me përparimin e mjeteve të AI, mund të prisni që funksione të ngjashme të integrohen në softuerin e përditshëm. Megjithatë, mos harroni: kontrolli i fakteve mbetet përgjegjësia juaj.

Shkëputuni nga rrethi i mbyllur i algoritmeve
Nëse e gjeni veten duke marrë rekomandime të njëjta për muzikë apo filma, është koha për një rifreskim. Platforma si Netflix ju lejojnë të fshini historikun tuaj të shikimeve . Në Spotify, duhet ta trajnonit platformën për të ofruar sugjerime më të ndryshme duke dëgjuar lista këngësh të reja ose duke marrë këshilla nga miqtë. Përdorni modalitetin “sesion privat” ose opsionin “përjashto nga profili ” për të ruajtur rekomandimet tuaja nga preferencat personale ose nga shijet e fëmijëve tuaj.

Mësoni të dalloni videot e krijuara nga AI
Videot e manipuluara, si “deepfake”, tashmë janë të njohura, por pritet që videot tërësisht të krijuara nga AI të bëhen më të zakonshme me zhvillimin e mjeteve tekst-në-video si Sora e OpenAI dhe Movie Gen i Meta-s. Për të dalluar këto video, kërkoni për shenja dalluese, si gabime anatomike ose fizike të çuditshme, dhe përdorni kontekstin: nëse një video duket shokuese ose e pamundur, mbani një qëndrim skeptik.

Lexo edhe:Miratohet ‘Paketa e Maleve’ – Çfarë përmban kjo paketë?

Siguroni të dhënat tuaja dhe bëni kopje rezervë
Vjedhjet e telefonave, shpesh nga hajdutë me biçikleta ose motorë, janë në nivele të larta. Ndërsa nuk mund të bëni shumë për t’i ndalur, mund të minimizoni dëmet duke bërë kopje rezervë të të dhënave tuaja. Përdorni shërbimet cloud të telefonit tuaj për sinkronizim automatik ose siguroni skedarët e rëndësishëm duke i ruajtur në mënyrë të veçantë.

Pastroni “sirtarin e teknologjisë së vjetër”
Secili prej nesh ka një sirtar ose një kuti të mbushur me pajisje të vjetra dhe kabllo të ngatërruara. Këtë vit, bëjeni prioritet të lironi hapësirën duke ricikluar ose dhuruar pajisjet që nuk përdorni më. Pika riciklimi për artikuj elektrikë janë të disponueshme në shumë vende, ndërsa dyqane si Currys dhe John Lewis ofrojnë shërbime të tilla. Mos harroni të fshini të dhënat personale nga pajisjet tuaja përpara se t’i dorëzoni.

Këto hapa të thjeshtë do t’ju ndihmojnë të riktheni kontrollin mbi teknologjinë dhe ta bëni atë një ndihmës të çmuar në përditshmëri!

the guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0