Pesë mënyra për të lënë punën dhe shqetësimet e saj pas

Pesë mënyra për të lënë punën dhe shqetësimet e saj pas


Të gjithë e dimë se të balancosh punën dhe jetën është gjë shumë e vështirë. Fakti që është e vështirë, nuk do të thotë se është e pamundur. E rëndësishme është të jeni të vendosur dhe të përkushtuar. Më poshtë do të lexoni disa mënyra se si ju mund të arrini të lini punën dhe shqetësimet e saj jashtë jetës tuaj personale dhe familjare.

Punën e sotme mos e lër pas dore
Punën e sotme mos e lër për nesër. Nëse deri në përfundim të ditës ju duhet të mbyllni disa gjëra, atëherë zgjidhni të bëni ata të cilat janë më të rëndësishme. Mos e shmangni punën e rëndësisme për nesër. Nesër ju ndoshta mund të duhet të bëni një punë shumë të rëndësishme, e cila ju del e pa planifikuar. “Vendet e organizuara të punës janë vende prodhuese,” thotë Henry Stewart. Ju mund të telefononi dikë jashtë orarit të punës shumë rrallë sepse ndoshta me të vërtetë është e nevojshme. Por edhe pse është ugjente jo domosdoshmërisht është e nevojshme. Shumë njerëz nuk priren të punojnë jashtë orës së punës. “Nëse detyra nuk është mjaft e lehtë për t’u përfunduar brenda gjysmës së orëve që kaloni në zyrë, atëherë bëni një plan pune që  në mëngjes dhe gjërat do të shkojnë siç duhet.

Përcaktoni kufijtë tuaj
Ju ndoshta nuk do të mund të mbyllni të gjitha punët, por edhe puna duhet ta ketë një pikë përfundimi. Jepni maksimumin tuaj çdo ditë dhe mos u stepni nga fakti që ju mund të gaboni. Ju duhet të ripërcaktoni gradualisht kufijtë tuaj në kuptimin e asaj që ju nevojitet në mënyrë që të keni një pushim mendor dhe t’i thoni vetes që meritoni të relaksoheni.

Lexo: Nuk është turp të pranoni që ju kanë larguar nga puna

Gëzoni jetën tuaj jashtë punës
Ndarja e jetës tuaj të punës dhe kohës së lirë është thelbësore për një shëndet më të mirë psikologjik, mendor dhe fizik. Përqëndrimi në përvojat krijuese përmes kohës së lirë dhe hobive luan një rol të madh në lehtësimin e stresit, përmirësimin e shëndetit dhe përgjithësisht duke na bërë njerëz më të lumtur dhe punëtorë.

Rutina është pjesë e pandashme e juaja
Gjeni kohë për t’u çlodhur duke bërë gjëra të thjeshta si për shembull një dush, ose qëndroni në ajër të pastër. Të gjitha këto i thonë mendjes që është momenti për t’u çlodhur. “Të gjithë kemi nevojë për t’u çlodhur, për të qenë më produktivë dhe në përvojën time, idetë më të mira nuk lindin brenda në zyrë” – thotë Stewart. Lexoni një libër, bëni një shëtitje me qenin, gjithçka që keni nevojë për të çlodhur mendjen dhe trupin. Dhe, nëse kaloni kohë me njerëzit e familjes, jini të pranishëm dhe përpiquni të mos flisni për punën”.

Distancohuni nga teknologjia
Distancimi nga teknologjia mund t’ju bëjë të mundur të gjeni qetësi në mendjen tuaj dhe tek vetja juaj. Mbajini larg pajisjet elektronike  kur nuk jeni në punë, vetëm nëse është diêka urgjente përqëndrohuni në to. Në të kundërt prisni deri ditën e nesërme.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0