Pesë hapa për të motivuar punonjësit

Pesë hapa për të motivuar punonjësit


Shkruar nga Melisa Shehu, Psikologe

Për menaxherët apo drejtuesit, motivimi i punonjësve është një sfidë shumë e madhe. Të punosh për një kohë të gjatë në një punë dhe me orare të zgjatura, është shumë vështirë që të kesh sukses nëse nuk motivohesh. Pra, që një biznes të jetë i suksesshëm duhet patjetër të motivojë punonjësit e saj .

Sfida e vërtetë qëndron në faktin se çfarë i motivon punonjësit, pasi në eksperimente dhe kërkime të ndryshme që janë bërë është zbuluar që punonjësit motivohen në mënyra të ndryshme dhe një drejtues duhet të gjejë metodat e duhura për të motivuar gjithë punonjësit.

Hapi i parë: Një herë në tre muaj apliko pyetësor me temën: “Çfarë dua?” Në ketë pyetësor punonjësit shkruajnë ndryshimet, pritshmëritë, arritjet e gjithsecilit dhe atë ç’ka ato duan. Pyetësorët duhet të jenë anonimë, kështu drejtuesit marrin mesazhet e tyre me të sinqerta.

Hapi i dytë: Pasi drejtuesit kuptojnë atë ç’ka duan punonjësit, duhet të marrin masa për t’i rregulluar ato. Një nga kërkesat e tyre patjetër që do jetë rritja e pagës, ndaj duhet të paguani aq sa duhet dhe aq sa tregu i ka pagat për punët e caktuara. Kështu do plotësoni nevojat e tyre dhe nga këtu fillon motivimi.

Lexo: 7 thënie të rëndësishme motivimi

Hapi i tretë: Dhe pse në vendin tonë nuk është e përhapur si teknikë, ju duhet të jeni nga të parët drejtues të cilët duhet të aplikoni yoga, meditim para se punonjësit të fillojnë punën. Në këtë mënyrë do të ndihen më të relaksuar dhe të qetë. Organizoni seminare motivimi, ku të tregoni shembuj njerëzish të suksesshëm dhe bëjini punonjësit tuaj të punojnë me dashuri.

Hapi i katërt: Një herë në vit organizoni ceremoni, ku të shpërndani çertifikata mirënjohje për punonjësit më të mirë. Gjithashtu, duhet të organizoni festa dhe darka të shpeshta, ku punonjësit të njihen më shumë me njëri-tjetrin dhe me ju. Njëkohësisht do të ndihen dhe të motivuar.

Hapi i pestë: Krahas faktorëve që përmendëm më sipër, mundohuni që ambjentin e punës t’a bëni sa më inspirues dhe motivues për punonjësit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0