Përshtatuni me shpejtësi: Sekretet e CEO-ve për t’i mbijetuar një krize - Business Magazine Albania

Përshtatuni me shpejtësi: Sekretet e CEO-ve për t’i mbijetuar një krize

Sekretet e CEO-ve

Aftësia më e qartë që u duhet udhëheqësve në këtë kontekst është përshtatshmëria. Në fillimin e pandemisë dhe ndërsa ajo ka vazhdonte të keqësohej, udhëheqësve u është dashur të ndryshojnë procedurat e tyre normale të funksionimit në mënyrë që t’i mbijetojnë një krizë që ka potencialin për të mbyllur përgjithmonë 225,000 biznese në të gjithë Kanadanë.

Sidoqoftë, përshtatja në vetvete nuk është e mjaftueshme, ndryshimi duhet të miratohet shpejt. Antonio Park, pronar i restoranteve “Park” dhe “Kampai Garden”, tregoi se ai lëvizi drejt një modeli të marrjes në dorë dhe shërndarjes sa më shpejt ishte e mundur, në mënyrë që ai të vazhdonte të përfitonte të ardhura. Mos reagimi në kohë reale mund t’i kushtonte Parku-t restorantet e tij.

-“Është e thjeshtë: nëse nuk do të ishim zhvendosur në një format të marrjes në dorë të ushqimit, klientët tanë do të kishin shkuar në restorante të tjera”, -shpjegoi ai.

Një ngjarje shkatërruese si një pandemi gjithashtu mund t’u lejojë udhëheqësve të kapin mundësi që përndryshe nuk do të kishin ekzistuar. CEO i “Lightspeed”, Dax Dasilva shpjegoi se ofruesi i programeve të shitjes zgjeroi portofolin e tij për të përfituar nga mundësitë që po lulëzojnë ndërsa, bizneset shtyjnë në kohë aftësitë e tyre dixhitale dhe bumet e tregtisë elektronike. Rrjeti i tyre i furnitorëve Lightspeed, i cili synon të ndihmojë shitësit me pakicë që të grumbullojnë inventarin e tyre në mënyrë më efikase duke i lidhur me furnitorët e pavarur, është një shembull i një tipari të ri që ka dalë nga kjo situatë unike.

Në mënyrë të ngjashme, kapitalet sipërmarrës dhe firmat private të aksioneve kanë përfituar nga kjo mundësi për të zgjeruar portofolet e tyre. Kapitalistët sipërmarrës mund të investojnë në startup-e që po rrisin vlerën e tyre, tani që digjitalizimi është bërë më i domosdoshëm se kurrë më parë, ndërsa firmat e kapitalit privat janë në gjendje të përvetësojnë ato biznese që kanë marrë një goditje si rezultat i pandemisë. Për shembull, në vitin 2020, Paul Desmarais III, Kryetari dhe CEO i “Sagard Holdings”, menaxheri alternativ asetesh, nisi një platformë private kapitali.

Pandemia u dha kompanive mundësinë për të bërë një hap prapa dhe për të rikonceptuar operacionet e tyre, ose për të rritur iniciativat e vazhdueshme që po përparonin me një ritëm të moderuar. Aldo kapi ndaljen e blerjeve fizikisht, për të rritur ritmin e një projekti në vazhdim të transformimit. Kur bota u ndal në marsin e kaluar, grupi kanadez ishte në mes të zhvillimit nga një model tradicional biznesi me “tulla dhe llaç” në një model kryesisht digjital. CEO i tij, David Bensadoun, tha se pak javë para fillimit të pandemisë shitësi i këpucëve dhe aksesorëve mbylli afërsisht 40% të dyqaneve të tij, rriti platformën e tregtisë elektronike me shitje në internet me 77% krahasuar me 2019.

Lexoni: 3 strategji se si të konkurrojmë dhe fitojmë në një mjedis biznesi që ndryshon vazhdimisht

Po kështu, Conrad Sauvé, president dhe CEO i Kryqit të Kuq Kanadez, tha se pandemia Covid-19 hedh dritë mbi një drejtim strategjik thelbësor për organizatën: një nevojë për fonde për një kapacitet më të madh rezervë. Në përgjigje të kësaj nevoje, organizata krijoi një rezervë njerëzore për të mbështetur objektet e kujdesit afatgjatë në fillim të pandemisë. Megjithëse, në rastin e të dy organizatave këto masa ka të ngjarë të ishin zbatuar përgjatë disa vitesh, vendimi i tyre u përshpejtua nga pandemia aktuale, duke provuar se disa organizata do të dalin nga pandemia më të forta se më parë.

Bazuar në njohuritë e shumë CEO-ve , bizneset që u drejtuan tek diversifikimi përpara pandemisë, ka të ngjarë ta kalojnë këtë stuhi me më pak përpjekje. Portofoli i “Claridge Investment” përfshin kompani në një larmi industrish të tilla si: energjia e rinovueshme, mikpritja dhe pasuritë e paluajtshme. Stephen Bronfman, kryetar ekzekutiv i firmës private të investimeve me bazë në Montreal shpjegoi se në mjegullën e ndërprerjes ndër-industriale ai ishte në gjendje të ekuilibronte vështirësitë në sektorin e argëtimit me rritjen në fushën e teknologjisë.

Duke parë të ardhmen, duket se mbajtja e kulturës së një organizate dhe kalimi i kësaj kulture në breza të rinj do të bëhet një sfidë në afatgjatë. Shumica e CEO-ve pranojnë se pandemia ka zbuluar të metat e jetës tradicionale të zyrave dhe shumë thanë se ata planifikojnë të ndërmarrin një qasje më fleksibile përsa i pvrket vedit prej nga punojnë punonjësit e tyre. Sidoqoftë, pothuajse të gjithë ranë dakord se kërkohej një shkallë e madhe e krijimtarisë për të ndërtuar një hapësirë ​​pune plotësisht të largët ose hibride në mungesë të kontaktit me kohë të plotë midis stafit. Phillip Crawley, botues dhe CEO i “Globe and Mail”, ndau disa nga idetë e tij për të lehtësuar mbledhjet duke respektuar masat e sigurisë, të cilat përfshinin thirrjen e grupeve të vogla në hapësira me një kapacitet të lartë që do t’i lejonte ata të qëndronin të distancuar.

Viti i kaluar ka qenë vit i ndryshimeve historike, por edhe i të mësuarit për bizneset. Pandemia u ka kujtuar udhëheqësve se aftësia për të qëndruar të adaptueshëm dhe të mendimit përpara është thelbësore për të kaluar çdo krizë.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0