Përse duhet ose jo të përdorim e-banking? - Business Magazine Albania

Përse duhet ose jo të përdorim e-banking?

Armira Plaku, kontributore

Epoka e internetit ka shënuar një revolucion të jashtëzakonshëm në jetën e çdo individi dhe jo vetëm. Në mbarë botën, interneti po funksionon si një motor gjigand që po furnizon me një larmishmëri shërbimesh çdo hallkë të jetës tonë, duke na kursyer kohë dhe shkëmbyer informacione pa limit.

Transformimi i teknologjisë ka krijuar lehtësira jo pak të rëndësishme, duke i hapur rrugën globalizimit në fusha të ndryshme dhe çka është më e rëndësishmja në ekonomi.

Do doja të ndaloja në fushën e ekonomisë, ku teknologjia dhe interneti kanë marrë një rol jetësor në funksionimin, përparimin dhe zhvillimin e saj. Një ndikim të veçantë në kohët e sotme ka pasur në ndryshimin e konceptit të përdorimit të parasë. Shumë vite më përpara asnjëri nga ne nuk e imagjinonte të kryheshin transaksione online. Përfshirë këtu pagesa telefonie, pagesa taksash, energjie e shumë shërbime të tjera që kanë lehtësuar ndjeshëm jetën e individëve, institucioneve etj. Por, lind pyetja, kush i  mbështet këto lehtësira? Kush na i përmbush ne këto funksione? Përgjigjia është E-Banking.

Lexo: Teknologjia cloud po transformon shërbimet publike

Çfarë është E-Banking? 

Njerëzit  janë të njohur me bankat dhe shërbimet që ato ofrojnë në mënyrën tradicionale dhe çka është më e rëndësishme me faktin që ato kanë një vendodhje fizike. Ndërsa E-Banking është një kategori më e avancuar shërbimi virtuale, pa qenë nevoja e prezencës së një individi për të kryer një transaksion financiar.

E-banking për të cilin shumë nga ne kanë dëgjuar shumë pak dhe disa të tjerë nuk e përdorin,veçanërisht në një vend më pak të zhvilluar si Shqipëria, shumë individë  po e shfrytëzojnë si një mjet të rëndësishëm në jetën e tyre.

Koha është një element i çmuar dhe janë në masë të gjerë njerëzit që nuk e kanë në dispozicion për të kryer shumë nevoja të përditshme, më konkretisht pagesat e detyrimeve mujore të cilat i kemi përmendur më sipër.

Nuk dua të lë pa përmendur rëndësinë që ka pasur ky shërbim në vitin 2020-2021 në  një aktualitet shumë të rëndësishëm siç është situata e pandemisë globale që ka përfshirë të gjithë botën. Numri i përdoruesve është rritur ndjeshëm, duke qenë se lëvizja e njerëzve ka qenë e kufizuar, si rrjedhojë e masave policore, frika nga infektimet ka bërë që njerëzit ta përdorin në masë të gjerë globale në pagesën e faturave, furnizimeve ushqimore, blerjeve online të produkteve e shumë e shumë përdorime të tjera. 

Cilat janë ndër shërbimet elektronike që E-Banking ofron?

  1. Gjendjen e llogarisë
  2. Pagesa online nëpërmjet kartës debit/kredit.
  3. Transferta personale
  4. Depozita
  5. Kreditë
  6. Autorizime pagesash
  7. Vendodhjen e ATM-ve përkatëse, në varësi të bankës nëpërmjet të ciles kryeni shërbimet. 

Shërbimin e E-banking mund ta përdorni nëpërmjet telefonit, kompjuterit dhe mjeteve të tjera të komunikimit që njerëzit i përdorin çdo ditë.

Lexo: Apple kthehet në krye: iPhone është telefoni inteligjent më i shitur globalisht në Q4 2020

Por, si çdo shërbim online apo fizik edhe E-banking ka avantazhet dhe risqet e veta të përdorimit dhe do doja të listoja në mënyrë të shkurtër disa prej tyre.

Avantazhet:

  1. Përdoret 24/7 
  2. Kudondodhje
  3. Kursen kohë
  4. Komoditet për ta përdorur
  5. Efikasitet

Risqet:

  1. Probleme teknike
  2. Mungesa e informacionit ndërpersonal mes klientit dhe punonjësit të bankës
  3. Vështirësi në mësimin e përdorimit
  4. Mungesa e besimit që njerëzit mund të kenë për të kryer veprime me paratë e tyre
  5. Nuk mund të depozitojmë para
  6. Nuk mund të bëjmë tërheqje fizike të parave

Sidoqoftë, Bankingu Elektronik mbetet një revolucion i rëndësishëm në jetën e gjithësecilit prej nesh. Jeta dinamike në përditshmërinë tonë kërkon një menaxhim efikas të kohës sonë, në mënyrë që të përmbushim detyrimet tona si individ.

E ardhmja e parasë dhe përdorimit të saj po lidhet dhe do lidhet ngushtë me këtë shërbim. Është e rëndësishme të jemi të hapur dhe inovatorë ndaj risive të reja që lehtësojnë jetën tonë. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0