Përmirësoni komunikimin me këto sjellje - Business Magazine Albania

Përmirësoni komunikimin me këto sjellje

Komunikimi është ndër aftësitë e buta me rëndësinë më të madhe në mjediset e punës, si në mbarëvajtjen në karrierë edhe në rezultatet e kompanisë.

Më poshtë, ju sjellim disa veprime që duhet të keni parasysh për një komunikim më cilësor.

Qasjuni të dëgjuarit si një mundësi për të mësuar

Kjo do të thotë të bëni shumë pyetje për t’u qartësuar, marrje më të mirë të informacionit dhe një kuptim më të mirë të perspektivave të tjera. Jo vetëm që pyetjet ju mundësojnë informacion që ju drejton tek një kuptim më i mirë, por dhe vetë procesi i të bërit pyetje ju ndihmon që të qëndroni të angazhuar.

Për shembull, Jeff Bezos, krijuesi i Amazon, është padyshim një njeri idesh, por ai ia dedikon një pjesë të mirë të suksesit të tij të dëgjuarit dhe të mësuarit nga ekipi i tij.  Fillimisht ai nuk ishte dakord me idetë e tyre, por i suportonte ato dhe arriti sukses të vërtetë.

Të dëgjuarit efektiv kërkon që ju të bëni mjaftueshëm kohë për një bisedë të vërtetë, pa u përpjekur që të bëni multitask ose të ngusni folësin. Unë kam kuptuar se liderët më të mirë, shpesh janë të fundit që flasin dhe janë shumë proaktivë në dhënien e vëmendjes tek anëtarët e tjerë të grupit, për të mësuar së pari opinionin e tyre, para se të ofrojnë të vetin.

Të gjithë ne njohim njerëz, të cilët janë dëgjues pasivë, që do të thotë se ata bëjnë sikur dëgjojnë, ndërkohë mendja e tyre është diku tjetër. Kjo rezulton në shumë informacion të humbur dhe sigurisht që vërehet mungesa e interesit nga personi që po flet.

Dëgjoni me empati për të kuptuar perspektivën

Empatia do t’ju japë gjithmonë një kuptim më të mirë për dëgjuesin, teksa gjithashtu e bën folësin të ndihet i kuptuar. Ju perceptoni informacionin sipas eksperiencës së atij personi, në një mënyrë më subjektive. Rezultati është një marrëdhënie më e mirë dhe një dëshirë për të ndjekur vendimin tuaj të lidershipit.

Përfaqësuesve të markave u nevojitet dëgjimi empatik për të kuptuar cili është klienti i tyre në një nivel human dhe çfarë i nxit sjelljet e tyre. Atyre u duhet të punojnë me pasion për produktet, të cilat rezonojnë me ndjenjën dhe kënaqësinë që do të përjetojë klienti.

Vini re gjuhën e trupit për të kuptuar përmbajtejn jo verbale

Ju mund t’i jepni kuptimin e plotë asaj çfarë po thuhet, nëse ndiqni gjuhën jo verble të folësit, lëvizjet e tyre dhe mënyrën se si ata ju shohin (ose nuk ju shohin). Ky është një nivel më i lartë ndërveprimi, sepse tani ju po e shihni dikë, përveçse po dëgjoni fjalët e tyre.

Kërkimet kanë treguar se 60-90% e komunikimit tonë më të tjerët është jo verbal, çka do të thotë se gjuha e trupit, të cilën ju mund të jeni duke e injoruar, është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme.

Si një lider biznesi, si mund të merrni vendime të mira më gjysmën e inputit real?

Përmblidhni atë që keni dëgjuar për të konfirmuar

Nëse nuk arrini të konfirmoni, ju mund (siç shumë lider bëjnë) të përfundoni duke hamendësuar gabim. Nuk duhet të keni kurrë turp të pranoni se atë që dëgjuat, nuk e dëgjuat siç duhet, çka do të thotë se do të bindni folësin se ju keni qenë duke e dëgjuar dhe jeni të gatshëm të dëgjoni dhe inpute të tjera.

Në të gjitha rastet duhet të fokusoheni që të shmangni gabimin e zakonshëm të të dëgjuarit ku ju bëni sikur dëgjoni teksa mendja juaj është diku tjetër, duke formuluar një përgjigje në vend që të dëgjoni ose të aplikoni pështypjet tuaja teksa dëgjoni. Kjo e gjitha lind si nevojë e ditëve të sotme për t’i vendosur njerëzit përpara dhe ruajtja e balancave mes rezultateve financiare të forta dhe impaktit pozitiv në komunitet.

Ditët e liderëve që “komandojnë dhe kontrollojnë” kanë ikur me kohë. Nëpërmjet internetit dhe rrjeteve sociale, të gjithë bashkëpunëtorët tuaj e dinë se kush jeni dhe se si operoni. Ata menjëherë migrojnë tek kompanitë dhe liderët, të cilët tregojnë mirëkuptm dhe empati si dhe rezultate dhe aftësinë për të ndryshuar. Nuk është kurrë vonë të mësoni dhe të përshtateni dhe të merrni ekipin tuaj me vete.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0