Përdoruesit e Z-Mobile, ankohen se janë vjedhur nga kompania telefonike

Përdoruesit e Z-Mobile, ankohen se janë vjedhur nga kompania telefonike


Përdoruesit e telefonisë mobile Z-Mobile (tani pjesë e Vala Telekom), janë ankuar se llogaria e tyre është zbrazur pa paralajmërim.

“Kjo çka ndodhi sot, mendoj se është jo korrekte nga ana e Z-Mobile, pasi që përveç mosparalajmërimit, pa kurrfar përgjegjësie del me një njoftim shumë të thjeshtë duke na thënë se “kaq ishte”! Llogaria e kartelës zbrazet në zero dhe pyetja ime është, kah shkuan ato para? Mendoj se kompania Z-mobile duhet të japë përgjegjësi për të gjitha keto para të humbura të klientëve!”, është shprehur Yll Avdiaj për BusinessMag.

Z-Mobile është përgjigjur ndaj ankesave të konsumatorëve me arsyetimin se ky incident ka ndodhur për shkak të kalimit të numrave në Vala.

Postimi i tyre i plotë:

Të nderuar klientë,

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare(ARKEP) ka vendosur që numeracionin e alokuar deri më tash te Zmobile t’ia kalojë në shfrytëzim Telekomit të Kosovës.

Kjo ka ndodhur në mesnatë, me të filluar të datës 28.11.2019, kur edhe ka pushuar dhënia e shërbimeve nga Telekomi i Kosovës për nevoja të Z Mobile.

Me keqardhje, ju njoftojmë se me këtë vendim ne nuk jemi pajtuar dhe kjo situatë e krijuar është jashtë vullnetit tonë si kompani.

Kështu që jemi të obliguar të ju informojmë se nga sot, më 28.11.2019, Z Mobile pushon së dhëni shërbime për klientët.

Na vjen keq për çfarëdo bezdie që mund të ju shkaktohet nga gjendja e krijuar.

Ju falënderojmë për besimin!

Z Mobile.

Disa përdorues të Z-Mobile gjithashtu thonë se përveç që i kanë humbur paratë e llogarive të tyre, tani me numrin e Z-Mobile nuk kanë mundësi as të bëjnë thirrje.

220 mijë numrat e telefonisë mobile Z-Mobile kanë kaluar zyrtarisht në Platformën e Vala-s, në mesnatë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0