Përdoruesit e Kia do të marrin përditësimin të software-it edhe në temperatura të ulta - Business Magazine Albania

Përdoruesit e Kia do të marrin përditësimin të software-it edhe në temperatura të ulta

Përdoruesit e Kia

Klientët e Kia, të cilët ishin ndër të parët që janë pajisur me makinën tërësisht elektrike shumë të vlerësuar EV6, mund të përditësojnë software-in e makinës tyre për të mundësuar karikimin më të shpejtë të saj në temperatura të ulta.

Ngrohja e baterisë, e cila është e përfshirë në mënyrë standard në modelet MY23 EV6, EV6 GT dhe Niro e re EV, do të vijë tashmë dhe në modelet MY22 EV6, duke lënë pas kohët e gjata të karikimit në kushte ambientale të ftohta, një fenomen që ndodh në të gjitha makinat elektrike.

Në kushtet optimale të funksionimit EV6 mund të karikohet nga 10% në 80% në vetëm 18 minuta, falë teknologjisë ultra të shpejtë 800V të përfshirë në platformën e dedikuar Electric-Global Modular Platform (E-GMP). Megjithatë në 5 gradë Celsius, karikimi nga 10-80% kërkon rreth 35 minuta në një MY22 EV6 pa ngrohje të baterisë. Nëpërmjet shërbimit të ri që vjen përmes software update sigurohet që bateria të jetë në temperaturë optimale, duke përmirësuar kohën e karikimit me 50%

Proçesi i rifreskimit përfshin dhe sistemin e navigimit satelitor, që është tepër i rëndësishëm pasi shërbimi i ngrohjes së baterisë hyn në punë që në momentin kur drejtuesi i automjetit vendos një pikë karikimi të shpejtë si destinacion, temperatura e baterisë është nën 21 gradë dhe bateria e makinës është mbi 24%. Ngrohja e baterisë çaktivizohet automatikisht kur bateria arrin temperaturën optimale të karikimit. Në këtë mënyrë klientët mund të përfitojnë performancë të përmirësuar karikimi.

Alexandre Papapetropoulos në Kia Europe tregoi: “Ky shërbim i ri mjaft i thjeshtë për t’u përdorur dhe intuitiv, siguron që të gjithë drejtuesit të shpenzojnë më pak kohë duke karikuar makinën e tyre dhe më tepër kohë duke shijuar udhëtimin. Kjo iniciativë thekson angazhimin tonë për të maksimizuar eksperiencën e pronësisë për të gjithë klientët.”

Të gjithë klientët ekzistues të MY22 EV6 që dëshirojnë të rifreskojnë makinën e tyre me versionin më të ri të software-it këshillohet të kontaktojnë me kompaninë tregtare të Kia, ku teknikët e stërvitur do të instalojnë versionin e ri.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0