Për të rritur fëmijë të suksesshëm, inkurajoni këtë tipar befasues - Business Magazine Albania

Për të rritur fëmijë të suksesshëm, inkurajoni këtë tipar befasues

Është një “aftësi e rrallë këto ditë”, thonë ekspertët.

Fëmijët që rriten për të qenë të suksesshëm, kanë të përbashkët një tipar të veçantë. Nuk është nxitja, disiplina, apo guximi – edhe pse të gjitha këto janë cilësi të rëndësishme për sukses. Është kurioziteti. Kjo njohuri vjen nga Margot Machol Bisnow, eksperte e prindërimit dhe autore e librit “Rritja e një sipërmarrësi”.

Për librin e saj, ajo intervistoi 70 prindër, fëmijët e të cilëve u rritën shumë të suksesshëm. “Kur i pyeta se çfarë aftësish u mësuan fëmijëve të tyre në moshë të re, ishte një në veçanti për të cilën të gjithë ranë dakord: kurioziteti”. Kurioziteti, shton ajo, nuk ka të bëjë vetëm me dëshirën për të ditur gjërat, por edhe për të ditur se si t’i ndryshojë ato. “Ka të bëjë me pyetjet: Si funksionon kjo? A duhet të jetë kështu? A mund ta bëj më mirë?”, shkruan ajo.

Nuk është për t’u habitur që kurioziteti ka një lidhje kaq të drejtpërdrejtë me suksesin e mëvonshëm. Njerëzit shumë të suksesshëm, përfshirë Warren Buffett dhe Bill Gates, thonë se të mësuarit gjatë gjithë jetës është çelësi i suksesit. Ata praktikojnë atë që predikojnë, duke shpenzuar një pjesë të respektueshme të kohës së tyre, duke lexuar dhe mësuar, pavarësisht se kanë organizata për të drejtuar. Dikush që ka kuriozitetin si tipar karakteri, ka të ngjarë ta bëjë të mësuarit një zakon të përjetshëm.

Lexo: Këshilla për introvertët. Ja çfarë të bëni në një intervistë pune.

Bisnow vëren se, mjerisht, kurioziteti është “një aftësi e rrallë këto ditë”. Është mjaft e lehtë për të parë “pse”. Me një presion më të madh mbi fëmijët, për të marrë vendime të mira, për të pasur sukses në shkollë, për të mbushur oraret e tyre me aktivitete jashtëshkollore dhe për të vazhduar si me studimet e tyre, ashtu edhe me informacionet e tyre në rrjetet sociale, fëmijët sot kanë më pak kohë sesa fëmijët dikur, për të pyetur veten për gjërat ose të jenë kurioz për botën përreth tyre.

Si të rrisni fëmijë kuriozë

Pra, si të rrisni fëmijë më kureshtarë? Artikujt e Bisnow përmbajnë shumë këshilla të shkëlqyera për nxitjen e kuriozitetit te fëmijët dhe ideja që qëndron në themel të të gjitha sugjerimeve të saj është e thjeshtë: Lërini të kuptojnë më shumë gjëra vetë.

Për shembull, burri im është një nga ata njerëz  që mund të kuptojë se si të rregullojë pothuajse çdo gjë — ai e mësoi vetë riparimin e kompjuterit dhe përfundoi me një biznes të vogël, duke rregulluar kompjuter për shumë nga banorët e Woodstock, Nju Jork. Arsyeja pse e ka këtë aftësi është se nuk ka frikë të shkëpusë gjërat për të zbuluar se si funksionojnë, për këtë pa të atin ta bënte. Por, është një qasje që nuk funksionon gjithmonë në mënyrë perfekte (në fillim të marrëdhënies sonë, ai më tregoi një kompjuter që e kishte bërë të papërdorshm, duke ngatërruar firmware-in e tij. Por, ai nuk u shqetësua shumë. “Unë e tejkalova veten,” tha, duke ngritur supet.

Shumë fëmijë kureshtarë kanë instinktin për të çmontuar gjërat, ndonjëherë me rezultate të padëshirueshme. Krijimi i hapësirës për këtë lloj eksperimentimi dhe përgjigjia me mirëkuptim, kur eksperimentet shkojnë keq, mund të ndihmojë në inkurajimin e fëmijëve që të vazhdojnë të eksplorojnë dhe provojnë gjëra të reja. Për shembull, themeluesi i Geek Squad, Robert Stephens, kujton se kur ishte fëmijë çmontoi të gjitha dorezat e dyerve në shtëpinë e tij. Prindërit e tij nuk u zemëruan. Thjesht i thanë t’i kthente të gjitha.

Dhe nëna e një tjetër sipërmarrëseje të suksesshme i tha Bisnow rregullin e saj të prindërimit: “Rezistojini tundimit për të ofruar zgjedhje për fëmijët tuaj”. Kjo është një këshillë e shkëlqyer në një epokë kur shumë prindër ndihen të detyruar të marrin shumë vendimeve për fëmijët e tyre, nga shqetësimi për sigurinë dhe të ardhmen e tyre. Në shumë situata, natyrisht, nuk ka zgjidhje tjetër. Por, kur mundeni, përpiquni t’i lini fëmijët tuaj të bëjnë zgjedhjet e tyre, zbulimet e tyre dhe madje edhe gabimet e tyre. Një ditë, si ju ashtu edhe ata mund të jeni të lumtur me atë që keni bërë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0