Për një Përvojë të Përsosur në Galaxy Fold, Samsung Punon me Google, Partnerë të Aplikacioneve dhe Zhvillues Android - Business Magazine Albania

Për një Përvojë të Përsosur në Galaxy Fold, Samsung Punon me Google, Partnerë të Aplikacioneve dhe Zhvillues Android


Qindra aplikacione të disponueshme përmes Google Play Store dhe Galaxy Store janë azhurnuar për të ofruar një përvojë të përsosur, të palosshme.

Samsung Electronics po shpalos të ardhmen me pajisjen e parë celulare të llojit të saj: Galaxy Fold. Kjo shënon fillimin e një epoke të re të teknologjisë celulare dhe Samsung ka punuar së bashku me partnerët dhe komunitetin e zhvilluesve Android për të hartuar një përvojë të re dhe të plotë përdorimi të Galaxy Fold.

Përpjekjet për të hartuar këtë përvojë të softuerit për Galaxy Fold filluan në Prill, 2018. Si pjesë e këtij procesi, Samsung zhvilloi një UX krejt të ri dhe bashkëpunoi ngushtë me Google për të siguruar një mbështetje të integruar të sistemit operativ nga Android.

“Ne nuk ndërtuam thjesht një pajisje të re që përkufizon kategorinë e saj, ne kemi punuar me partnerë të mëdhenj për të hartuar dhe ofruar një përvojë krejt të re celulare, dhe për të adoptuar një ekosistem që u jep përdoruesve akses në aplikacionet dhe shërbimet më të mira,” tha ES Chung, Drejtor i Departamentit të Softuerëve dhe Inteligjencës Artificiale, Divizioni i Komunikimeve Telefonike në Samsung Electronics. “Kjo është një risi softuerësh që inkorporon një UX gjithëpërfshirës dhe një perspektivë të re UI për të siguruar një përvojë të përsosur”.

Që nga prezantimi i Infinity Flex Display në SDC 2018, Samsung dhe Google krijuan laboratorë provash në disa qytete në të gjithë globin – nga Seuli në Mountain View e deri në Pekin – për të bashkëpunuar dhe inkurajuar partnerët e zhvilluesit të testojnë dhe të verifikojnë se aplikacionet dhe shërbimet e tyre janë optimizuar për Galaxy Fold dhe ekosistemin Android. Së bashku me këtë përpjekje, Google prezantoi ndryshime në Android 10 për të ofruar një aktivitet të përmirësuar, funksionalitet multi-task të vazhdueshëm dhe një Android Emulator të azhurnuar për të mbështetur ndërrimin mes ekranëve – duke hapur derën për optimizimin e ardhshëm të pajisjes së palosshme. Tani, aplikacionet e zgjedhura që përdoruesit e Android njohin dhe duan, janë përmirësuar për të ofruar një përvojë gjithëpërfshirëse, të palosshme në Galaxy Fold.

“Së bashku me partnerët e ekosistemit si Samsung, ne kemi mundësinë të ofrojmë një përvojë krejtësisht të re konsumatori që mund të transformojë mënyrën e përdorimit të smartohpone-ve tanë. Ne jemi të lumtur që patëm mundësinë të punonim ngushtë me ekipin e Samsung dhe komunitetin e zhvilluesve Android për t’i siguruar përdoruesve të Galaxy Fold përvojat më të mira me aplikacionet dhe shërbimet e tyre të preferuara.” tha Sagar Kamdar, Drejtor i Menaxhimit të Produkteve për Android në Google.

Qindra aplikacione janë optimizuar për Galaxy Fold, duke përfshirë shërbime nga partnerë kryesorë si Amazon Prime Video, App in the Air, Facebook, iHeartMedia, Microsoft, Spotify, Twitter, VSCO dhe më shumë.

“Jemi të emocionuar të punojmë me Samsung për t’i sjellë anëtarëve Prime shfaqjet, filmat dhe sportet e tyre të preferuara, live në Galaxy Fold”, tha BA Winston, Drejtori Global Departamentit të Videove dhe Teknologjisë Dixhitale në Amazon Prime Video. “Aplikacioni Prime Video në Galaxy Fold do t’u japë klientëve një mënyrë të re për të parë krijimet origjinale të Amazon si Jack Ryan Clancy dhe Zonja e Mrekullueshme Maisel me opsionet Multi Window dhe Multi Resume.”

“App in the Air e bën procesin e udhëtimit të qetë dhe efikas. Dhe duke u partnerizuar me Samsung Galaxy Fold, ne po demonstrojmë angazhimin tonë për zgjerimin e kësaj teknologjie përmes kanaleve revolucionare, duke arritur audiencën tonë të përbashkët të inovatorëve, krijuesve dhe sipërmarrësve.” tha Bayram Annakov, CEO i App in the Air. “Bashkëpunimi ynë me Samsung po ndihmon në ndërtimin e një ekosistemi më të gjerë të shërbimeve për përdoruesit tanë të përkushtuar – dhe ne jemi të entuziazmuar për të filluar këtë partneritet me një markë kaq të vlerësuar dhe me famë.”

“Jemi të entuziazmuar të zgjerojmë partneritetin tonë të gjatë me Samsung duke mbështetur punën e tyre në zhvillimin e përvojave inovative për konsumatorët,” tha Marc Shedroff, Zv. President i Departamentit të Zhvillimit të Biznesit në Facebook. “Samsung Galaxy Fold i ri ka potencialin për të sjellë një epokë të re projektimi, dhe do të jetë emocionuese të shohim se cfarë përvoja të reja do të sjellë për konsumatorët një pajisje e palosshme.”

“Si shembulli i fundit i angazhimit tonë të vazhdueshëm për inovacionin e përbashkët me Samsung, ne jemi të lumtur që jemi një partner i lançimit të Galaxy Fold,” tha Michele Laven, Presidente e Grupit të Partneriteteve Strategjike për iHeartMedia. “Me veçorinë Multi-Active Window, përdoruesit e iHeartRadio tani do të jenë në gjendje të lundrojnë pa probleme gjatë dëgjimit, pa pasur nevojë të navigojnë midis aplikacioneve. Kjo gjithashtu përputhet me qëllimin tonë për të ofruar një përvojë të rrjedhshme të degjimit të stacioneve tuaja të preferuara LIVE të radios, podcast-eve dhe stacioneve të personalizuara. “

“Office 365 është ndërtuar për të ndihmuar njerëzit të maksimizojnë kohën e tyre teksa krijojnë punën e tyre sa më mirë – pavarësisht se ku ndodhen ose cilat pajisje përdorin,” tha Jon Tinter, CVP i Departamentit të Zhvillimit të Biznesit në Microsoft. “Ne jemi të entuziazmuar që të zgjerojmë përvojën Office në Samsung Galaxy Fold, dhe t’i ndihmojmë njerëzit të transformojnë produktivitetin e tyre personal.”

“Ne jemi krenarë të vazhdojmë partneritetin tonë me Samsung në Galaxy Fold-in e ri,” tha Sten Garmark, Zv. President i Departamentit të Produkteve të Konsumatorëve në Spotify. “Galaxy Fold do të çojë produktivitetin e lëvizshëm në nivele të reja dhe do të mundësojë një përvojë më të përsosur të dëgjimit në Spotify për përdoruesit tanë. Thjesht hapni aplikacionin e shkarkuar paraprakisht Spotify për t’u lidhur dhe për të dëgjuar në të gjithë ekosistemin Samsung. Gjetja e listave tuaja të preferuara si Discover Weekly, ose Podcast-eve si Unbothered nga Jemele Hill, tashmë u bë edhe më e lehtë!”

“Jemi të emocionuar të vazhdojmë partneritetin tonë me Samsung për të zgjeruar përvojën e Twitter në Samsung Galaxy Fold. Mezi presim të shohim se si njerëzit në Twitter e përjetojnë këtë përvojë të palosshme dhe evolucionin e saj me kalimin e kohës.” tha Brent Horowitz, Zv. President i Partneriteteve të Produkteve Globale në Twitter.

“Misioni ynë në VSCO është t’i ndihmojmë të gjithë të dashurohen me krijimtarinë e tyre, dhe të ndërtojmë mjete dhe hapësira për ta arritur këtë. Ne jemi të lumtur të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me Samsung për të ndërtuar përvoja më të thella, më të zgjeruara për krijuesit kudo,” tha Bryan Mason, Chief Business Officer në VSCO.

Me opsione të tilla si App Continuity dhe Multi-Active Window, mund të shfletoni, shikoni, lidheni dhe të bëni shumë gjëra njëkohësisht si kurrë më parë. Me Galaxy Fold, ju mund të kaloni pa probleme nga ekrani i kopertinës në ekranin kryesor dhe mund të ekzekutoni shumë aplikacione njëkohësisht, në ekranin kryesor 7.7 inç të Galaxy Fold, duke revolucionarizuar mënyrën se si punoni dhe luani në lëvizje.

Këto aplikacione, shërbime kryesore dhe shumë më tepër tani janë në dispozicion në ekosistemin Android për Galaxy Fold në Google Play Store dhe Galaxy Store.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0