Për kë është i vlefshëm programi “MJESHTËRO BIZNESIN”, nga Vasil Naçi - Business Magazine Albania

Për kë është i vlefshëm programi “MJESHTËRO BIZNESIN”, nga Vasil Naçi

VASIL NAÇI​

Për të gjithë sipërmarrësit apo drejtuesit e bizneseve që janë përkushtuar me mish e shpirt për t’i çuar kompanitë e tyre në një nivel të paarritur më parë dhe për ata që aspirojnë të bëjnë sukses në botën e biznesit.

Ky program është i vlefshëm për ty nëse:

–  Po mendon të nisësh një biznes të ri

–  Kërkon të rrisësh të ardhurat dhe të zgjerosh biznesin tënd

–  Synon të kesh konsumatorë besnikë për brandet e tua

–  Do të krijosh një mentalitet, filozofi dhe kulturë suksesi

–  Kërkon të krijosh apo të përditësosh strategjinë e biznesit tënd

–  Ke nevojë të mësosh më shumë rreth inovacionit, marketingut dhe shitjes

–  Do të aplikosh sisteme dhe mjete që do të rrisin eksponencialisht fitimet e tua

–  Dëshiron të mësosh më shumë rreth menaxhimit, lidershipit dhe motivimit

–  Kërkon të mësosh si të marrësh vendime më të mira dhe më shpejt

–  Kërkon më shumë njohuri mbi pasqyrat financiare

–  Do të mësosh rreth transformimit dixhital, rrjeteve sociale dhe shitjeve online

–  Do të dish si të analizosh numrat për blerjen apo shitjen e një biznesi

–  Je gati të mësosh si ta drejtosh me sukses biznesin tënd, edhe pa qenë fizikisht aty.

Bli biletën tënde KETU

PËRSE EVENT-TRAJNIMI “MJESHTËRO BIZNESIN”?

Vetëm në katër ditë të programit “Mjeshtëro Biznesin” do të përfitosh mjetet, teknikat dhe qasjet, që do të të ndihmojnë të ndërmarrësh vendimet dhe veprimet e duhura për ta çuar biznesin tënd në një dimension më të lartë dhe të arrish sukses të jashtëzakonshëm.

Vasil Naçi dhe një skuadër ekspertësh, nga më të mirët në fushat e tyre, do të ndajnë dijet dhe praktikat që kanë përfituar dhe implementuar për vite me rradhë përvojë që mund ta përdorësh për rritjen eksponenciale që synon.

Nëse implementon gjithçka që do të mësosh aty, mund të rritësh biznesin tënd nga 30 në 300% që vitin e parë.

Bli biletën tënde KETU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0