Për fëmijë të suksesshëm, ky është aktiviteti më i mirë veror! - Business Magazine Albania

Për fëmijë të suksesshëm, ky është aktiviteti më i mirë veror!


Vera vjen dhe shkolla mbaron. Kjo do të thotë se sezoni i ngjeshur i aktiviteteve produktive, për simulimin intelektual dhe formimin e karaktereve për fëmijët tanë sapo ka nisur.

Po sikur të mos i dërgonit fëmijët në mësime noti, kampe programimi ose në *kampe parkur? Do kishit një arsye të shëndoshë për ta bërë këtë. Jo vetëm që do të kursenit mijëra dollarë, por ata do të bëheshin edhe më të mirë. Sepse psikologët thonë se një nga gjërat më të mira për mendjet e njoma është...të mos bëjnë asgjë. Po, kështu. Ajo çfarë duhet të bëjnë fëmijët tuaj këtë verë është të zhyten në mërzi.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 38 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

Psikologët dhe ekspertët për zhvillimin e fëmijëve kanë filluar të paralajmërojnë riskun e planifikimit të kohës së fëmijëve tuaj në verë, pasi kjo i parandalon ata prej zbulimit tё gjërave që u i interesojnë atyre, raporton ‘Quartz’. “Roli yt si prind është të përgatisësh fëmijë për të zënë një vend në shoqëri,” ka treguar psikologia Lyn Fry për ‘Quartz’. “Nëse prindërit shpenzojnë tërë ditën duke mbushur kohën e lirë të fëmijës së tyre, atëherë fëmija kurrë nuk ka për të mësuar ta bëjë këtë gjё për veten e vet.”

Përfitimet nga mërzia

Në vend që të bëni fëmijёn të argëtohet dhe të angazhohet në aktivitete gjatë verës, Fry dhe psikologë të tjerë për fëmijë nxisin prindërit “t’i gëzohen” përfitimeve të mërzisë. Studimet dhe kërkimet tregojnë lidhjet midis mërzisë dhe kreativitetit, zgjidhjes së problemeve dhe elsaticitetit. Fëmijët gjithmonë ankohen për mërzitjen. Por ndërsa presioni për të maksimizuar çdo minutë të lirë të kohës së fëmijës sonë rritet, fëmija mund të mos mësojë kurrë se çfarë do të thotë të mërzitesh. Vera është mundësia perfekte për “t’ua mësuar” atyre këtë zotësi të vlefshme. Disa prindër po e kthejnë në misionin e tyre për t’ua induktuar mërzinë fëmijëve të tyre këtë verë.

“Fëmijët tanë janë braktisës të kampeve verore,” mburret gazetari Brian Donohue në një shkrim për New Jersey Advance Media. “Ja qëllimi im kryesor për fëmijët e mi këtë verë: mërzitjen e tyre. Dua t’i shikoj të vërdallisën pa pasur të bëjnë asgjë. Dua të dëgjoj zërin e ëmbël tё verës me psherëtima të inatosura prej mërzisё.”

Për-fëmijë-të-suksesshëm-ky-është-aktiviteti-më-i-mirë-veror-businessmagSi të kapërcesh mërzitjen
Por çdokush që ka pasur të bëjë me një fëmijë që si një kasetë e prishur ankohet pafundёsisht “U mërzita”, e kupton që nuk është e lehtë. Si mund t’i fuqizosh fëmijët që të përkulin muskujt e tyre imagjinativë për të kapërcyer mërzitjen?

Psikologia për fëmijë Lyn Fry ofroi një ide për ‘Quartz’. Në fillim të verës, ajo sugjeroi që të uleni bashkë me fëmijët tuaj dhe të shkruani një listë të gjërave që atyre mund t’u pëlqejnë për t’i bërë në verë. Duke përfshirë një variete aktivitetesh, nga ato baziket si rileximi i të gjithë librave ose xhiro me biçikletë, e në aktivitete më të komplikuara si gatimi i një vakti nga njё vend që do të kishin dëshirën ta vizitonin ose shpikja e lojës së tyre. Kur ato fjalët e tmerrshme pëshpëriten, inkurajojini fëmijët tuaj që t’i rikthehen listës dhe të zgjedhin një aktivitet.

Pas një vere ku mund të gjejnë mënyra kreative për të argëtuar veten, mbase fëmijët tuaj mund të shpalosin një pasion të ri. Për shembull, pasionin pёr parkur. Dhe ju nuk do të keni nevojë që të shpenzoni 500$ për një kamp parkur.

*parkour-aktiviteti ose sporti i lëvizjes së shpejtë në një zonë, zakonisht në një mjedis urban, duke kapërcyer pengesa me anë të vrapit, hedhjes dhe ngjitjes.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 38 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0