PepsiCo sponsor i UEFA Champions League

PepsiCo sponsor i UEFA Champions League


Kompania PepsiCo ka nënshkruar një marrëveshje për të qenë partner i UEFA Champions League me brandet e saj Walkers, Pepsi MAX dhe Gatorade të cilat do të zënë një vend të rëndësishëm në këtë sponsorizim.


Partneriteti, i cili ka filluar më 1 korrik 2015 dhe do të vazhdojë në 3 vitet e ardhshme, do të paraqesë edhe gjigandin e ushqimeve ‘snacks’ Doritos, markën Lipton dhe atë 7UP – megjithatë  pritet që PepsiCo të zbulojë detaje të mëtejshme të programit të sponsorizimit më vonë.

“Duke pasur më tepër se 1 miliardë fansa futbollit të cilët shikojnë ndeshjet e Champions çdo sezon, kjo marrëveshje partneriteti ofron oportunitete të shumta për të dy palët,” – shprehet Ramon Laguarta, Ceo i PepsiCo për Europën.

“Fansat e futbollit në përgjithësi dhe ata të UEFA Champions League në veçanti, mund të presin të shijojnë përvoja fantastike nga Lay’s, Gatorade dhe Pepsi MAX ndërsa fillon sezoni 2015 / 16” – shtoi ai.

Guy-Laurent Epstein, drejtor marketingu tek UEFA, tha: “Jemi të nderuar t’i urojmë mirëseardhjen PepsiCo si një partner zyrtar i UEFA Champions League.”

Aktualisht PepsiCo është partner në disa kampionate sportive ku përfshihen National Baseball Association, National Football League, National Hockey League, Major League Baseball, Indian Premier League and International Cricket Council.

Kjo lëvizje marketingu nga ana e PepsiCo, pritet të shtrijë efektin e saj në shumë tregje ku ndiqet futbolli elitar i UEFA Champions League. Normalisht strategji të tilla suportohen me aktivitete në nivele rajonale apo lokale nga firma të cilat kane përfaqësitë apo distribucionin e produkteve të kompanisë.

Meqenëse do jetë PepsiCo sponsor i UEFA Champions League në Europë, nuk dimë nëse do të mbështeten edhe në Shqipëri, nga aktivitete reklamuese dhe promocionale të kompanisë Agna. Për të marrë një përgjigje për këtë, do të kontaktojmë me zyrën e tyre marketing në Tiranë.

Burimi i informacionit ështe Marketing Magazine; përshtatur në shqip nga stafi i infoalbania.al; redaktuar nga stafi i BusinessMag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0