Password-et e Wi-Fi në aeroportet e të gjithë botës në një hartë të vetme


Të mos dini se me çfarë ta kaloni kohën kur jeni duke pritur për fluturimin tuaj mund të jetë një gjë shumë e bezdisshme, por tashmë udhëtimi mund të jetë më pak i dhimbshëm falë kësaj harte me Wi-Fi e aeroporteve.

Blogeri i udhëtimeve dhe inxhinieri i sigurisë kompjuterike, Anil Polat, e kupton ç’do të thotë të ulesh në një aeroport pa Wi-Fi falas, kështu që ai ka krijuar një hartë interaktive të dobishme për aeroportet, ku mund të gjeni fjalëkalimet e Wi-Fi me lehtësi.

Harta, të cilën Polat e përditëson rregullisht, përfshin fjalëkalimet e Wi-Fi dhe vendodhjen e dhjetëra aeroporteve në mbarë botën.

Duke klikuar në një aeroport, përdoruesit marrin udhëzime të veçanta se ku të ulem për qasje më të mirë të Wi-Fi, së bashku me udhëzimet për fjalëkalimin.

burimi: Mashable

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale