Pasioni për bletët është biznesi i saj - Business Magazine Albania

Pasioni për bletët është biznesi i saj

Pasioni për bletët

Erisola Gjinika, e ka nisur jetën e saj mes një parku bletësh. Me babain bletar, gruaja nga Konispoli I ka bletët në epiqendrën e aktivitetit të saj. Sot është 39 vjeç, por që në fillim të adoleshencës zbuloi tek vetja pasionin për bletet. Nga një akltivitet të nisur me 8 koshere bletësh, sot ajo ka një park prej 250 bletësh, duke ofruar bletarinë më të madhe në zonë.

Gjinika kujdeset vetë për bletët dhe bën gjithçka që atë të ndihet mirë. “Shtegtimi i tyre është i rëndësishëm. Kur bletët shkojnë në male të pasura ato shumohen”, thotë Gjinika.

Pasionin e ka trashërguar nga babai, i cili merret me bletet edhe sot. “Për mua bleta është një dashuri, një pasion, një dashuri që vjen direkt edhe pas fëmijëve të mi”, thotë ajo, duke treguar për televizionin publik RTSH se, “e kam nisur që në moshën 8 vjeçare. Prindërit e nuk me lejonin të vija tek bletët, pasi kishin frikë mos më suleshin dhe mos kisha alergji prej tyre. Si kundërpërgjigje unë luaja me koshere, me bletë. Lojërat e saj vërtiteshin rreth bletëve.

Lexo: Shpallen fituesit e Konkursit të Bizneseve të Gjelbërta 2020

E ka nisur me 8 bletë që i dhuroi vjehrri i saj dhe më tej edhe 7 bletë nga babai.

Ajo tregon se arrin t’i administojë vetë dhe kur ka nevojë për puëntorë për shtegtim, merr punëtorë shtesë. “Duhen shtegtimet. Mjalti vjen nga natyra. Muaji më i mirë për mjaltin nis në fund të prillit, në maj dhe në qershor.”, thotë ajo.

Problemet e saj i has në vështirësitë e tregut. “Prodhimin e shesim tek klientin e besuar. Duhet të kemi kujdes të mos humbasim për shkak të spërkatjeve. Kërkon kujdes sidomos në fushën e mandarinave” thotë Erisola, e cila ka përfituar edhe nga subvencionet e bujqësisë.  Ajo është aktive në pjesmarrjet në panaire dhe është një anëtaret e Dhomës Ekonomike të Gruas.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0