Pas një ndërprerje një javore, Bankers Petroleum ka rifilluar prodhimin e naftës - Business Magazine Albania

Pas një ndërprerje një javore, Bankers Petroleum ka rifilluar prodhimin e naftës


Pas një ndërprerje gati një javore, Bankers Petroleum njoftoi se ka rifilluar prodhimin në fushën e Patos-Marinzës, pas zhbllokimit të terminalit të Petroliferës në Vlorë.

Në 6 ditët e fundit Bankers reduktoi në maksimum prodhimin në vendburimin e Patos-Marinzës deri në 4 mijë fuçi në ditë për shkak të pamundësisë për të eksportuar dhe mungesës së kapaciteteve magazinuese.

Kompania kanadeze prodhon mesatarisht 20 mijë fuçi naftë në ditë në fushën e Patos-Marinzës. Pjesa dërrmuese e këtij prodhimi, rreth 90 për qind, shkon në eksport duke qenë një nga zërat kryesorë të eksporteve shqiptare.

Por prej gati një javë eksporti i naftës nga Shqipëria ka qenë i bllokuar tërësisht, për shkak të pezullimit të punës në terminalin e Petroliferës.

Përveçse terminali më i madh, “Petrolifera” është edhe porta kryesore e eksporteve të naftës për shkak të avantazheve jo vetëm logjistike, por edhe në kosto, të cilat burojnë nga afërsia e këtij terminali me vendburimet më të mëdha të naftës në vend.

Por një javë më parë, pikërisht gjatë ngarkimit të një anijeje me naftë bruto, pati një incident që përfundoi me derdhjen e naftës në det dhe ndotjen e 5 kilometrave vije bregdetare në plazhin e Zvërnecit.

Menjëherë pas ngjarjes, terminali është bllokuar nga Prokuroria, e cila është duke kryer procedurat hetimore. Por bllokimi ka çuar edhe në pezullimin e eksporteve të naftës çka pati pasoja jo të vogla për ekonominë

/gazetadita.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0