Pas Mobike, Uber sjell biçikletat me qera për Europën

Pas Mobike, Uber sjell biçikletat me qera për Europën


Qytetet Europiane janë të “pushtuar” nga programet për biçikileta, nga kompani si LimeBike, Mobike dhe Deezer. Tani, Uber vendos t’i bashkohet dhe këtij tregu.
Shërbimi i biçikletave me qera nga Uber është tani i pranishëm në shumë qytete të SHBA, dhe do të vijë shumë shpejt dhe në Europë.

Uber, njoftoi se në fund të verës do të sjellë në Berlin biçikletat e para me qera, pasuar nga shumë qytete të tjera.

Një avantazh i shërbimit të biçikletave Jump është që ato nuk kanë një stacion të caktuar. Në vend të kësaj ju mund t’i bllokoni ato në çdo vend në qytet. Çdo biçikletë Jump ka një U-Bar Lock të integruar për mbyllje të lehtë.

Këto biçikleta janë me një motor elektrik, dhe në momentin që ju pedaloni ajo përshpejton deri në 32 kmh.  Në SHBA, biçikleta “Jump” në përgjithësi kushton 2 dollarë për 30 minuta kohë udhëtimi. Çmimi ende nuk dihet për Berlinin, por dyshojmë se do të jetë afërsisht i njëjtë me programin amerikan të biçikletave.

Uber synon të ofrojë shumë mënyra të transportit përmes një aplikacioni të vetëm, dhe risia e fundit, programi “Jump bike” mund të jetë një ndihmë e madhe për njerëzit që udhëtojnë në distanca të shkurtra.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0