Pas 30 vitesh njerëzit do të punojnë vetëm katër orë në ditë

Pas 30 vitesh njerëzit do të punojnë vetëm katër orë në ditë


Ma, shpjegon për CNBC se mund të përfitojmë nga inteligjenca artificiale, ndërkohë që njerëzit do të jenë më të lirë të pushojnë dhe të punojnë më pak.

“Unë mendoj se në të ardhmen njerëzit do të punojnë vetëm 4 orë në ditë dhe ndoshta 4 ditë në javë,” tha Ma. “Gjyshi im punonte 16 orë në ditë, duke punuar tokën. Ai mendon se është shumë i zënë me punë.

“Ne punojmë 8 orë 5 ditë në javë, ne mendojmë se jemi shumë të zënë me punë, por në 30 vitet e ardhshmene do të punojmë vetëm katër orë.”

Lexoni: 5 arsyet pse të rinjtë nuk duhet të varen nga një punë 9 me 5

Ky është i njëjti numër që ekonomisti i famshëm John Maynard Keynes parashikoi në vitin 1930, kur tha se pas 100 vitesh java e punës do të jetë më e shkurtër, rreth 15 orë në javë si pasojë e automatizimit i cili kujdeset çdo ditë e më shumë për nevojat e njerëzve.

Ma gjithashtu shtoi se në të ardhmen njerëzit do të jenë në gjendje të pushojnë në shumë vende të ndryshme.

“Njerëzit normalë vizitojnë 30 vende, tridhjetë vjet më vonë, ndoshta do të vizitojnë 300 vende”, tha Jack Ma.

Megjithatë ai paralajmëroi se përveç zhvillimit, 30 vitet e ardhshme do të jenë “të dhimbshme”.

 

/CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0