Pas 170 vitesh, Siemens largohet nga Rusia - Business Magazine Albania

Pas 170 vitesh, Siemens largohet nga Rusia

Siemens

Siemens po largohet nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë, duke sjellë një dëm fillestar financiar prej 600 milionë eurosh biznesit të saj; ndërsa priten edhe humbje të mëtejshme.
Grupi gjerman industrial dhe i teknologjisë është kompania e fundit multinacionale që flet për humbje financiare, si pasojë e vendimit për t’u tërhequr nga Rusia.

Fitimet e kompanisë shënuan një rënie prej 5%, ndërsa analistët parashikojnë dhe më pak të ardhura në muajrt në vijim.

Kompania me seli në Mynih kishte punësuar 3 mijë persona dhe ka qenë qenë aktive për 170 vjet. Siemens u vendos në Rusi në vitin 1851 për të shpërndarë aparatura për linjën telegrafike Moskë – Shën Petërburg.

Rusia përbën së fundi deri në 1% të të ardhurave vjetore të Siemens, pasi biznesi është kryesisht i përqendruar me mirëmbajtjen dhe shërbime të tjera në trenat me shpejtësi të lartë.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, zyrat e degëve në Moskë dhe në Shën Petërsburg po boshatisen. Kjo ka ndikuar dhe në fitimet e përgjithshme të kompanisë, të cilat shënuan 1.21 miliardë euro neto, duke mos përmbushur parashikimet e analistëve për 1.73 miliardë euro.

Kompania shënoi një fitim industrial prej 1.78 miliardë euro, 13% më pak se një vit më pare, duke mos realizuar dot objektivat. Por, gjithsesi kërkesat janë të shumta, me një rritje prej 22%. Këtë vit pritet një rritje nga 6 në 8% të të ardhurave.

Reuters 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0