Partnerët Shqipëri shpall thirrjen për pjesëmarrës në 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐒𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢 𝟐𝟎𝟐𝟔!
Ky program i strukturuar synon të zhvillojë profesionalisht sipërmarrjet sociale, duke forcuar kapacitetet manaxheriale, financiare dhe strategjike, dhe duke kontribuar në rritjen e qëndrueshmërisë dhe ndikimit të matshëm social.
𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐚 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐨𝐟𝐫𝐨𝐣𝐞̈:
▪️ Njohuri të thelluara mbi modelet e ekonomisë sociale;
▪️ Aftësi për ndërtimin e modeleve të qëndrueshme të biznesit;
▪️ Kompetenca në mobilizimin e burimeve financiare dhe investimeve me ndikim;
▪️ Sisteme profesionale të matjes dhe menaxhimit të ndikimit;
▪️ Kapacitete për inovacion dhe adaptim ndaj ndryshimeve të tregut.
Thirrja është e hapur për aplikantë që operojnë në fusha të lidhura me përfshirjen sociale, punësimin, ekonominë qarkulluese, tranzicionin e gjelbër/digjital, zhvillimin lokal, dhe përfshin:
Sipërmarrje sociale në Shqipëri;
Organizata jofitimprurëse me aktivitet sipërmarrës;
Biznese me mision social të qartë dhe ndikim të matshëm;
Iniciativa në fazë inkubimi me model të qartë sipërmarrjeje;
Start-up me fokus në zgjidhje inovative për sfida sociale ose mjedisore.
Informohuni më shumë rreth programit këtu https://tinyurl.com/yede3j78
Afati i fundit për aplikim: 𝟐𝟎 𝐦𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟔
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto