Parlamenti europian po përgatitet për masa drastike ndaj makinave me naftë dhe benzinë - Business Magazine Albania

Parlamenti europian po përgatitet për masa drastike ndaj makinave me naftë dhe benzinë

Parlamenti europian pritet të votojë për paketën e re të masave për të mbrojtur ambientin dhe për të reduktuar emetimet atmosferike. Një vendim që Brukseli duhet ta diskutojë më pas me qeveritë dhe që do të jetë në drejtim të politikës ambientale të Bashkimit Europian në vitet e ardhshme.

Dokumenti është pagëzuar me emrin «Fitfor55». Në paketën e masave përfshihet dhe heqja nga qarkullimi brenda vitit 2035 të të gjithë automjeteve me naftë apo benzinë. Një masë që ende nuk është miratuar nga mazhoranca në komisionin europian pasi parashikohen pasoja shumë të forta në të gjithë industrinë automobilistike

Fitfor55 – është një projekt i Bashkimit Europian për të garantuar një të ardhme më të gjelbër dhe një nivel më të ulët të ndotjes dhe e merr emrin nga një objektiv të fiksuar për vitin 2030: reduktimin me 55% të të gjitha emetimeve ndotëse. Një tjetër ndihmë për realizimin e këtij projekti është dhe rritja e energjisë së rinovueshme me 40% brenda këtij dhjetë vjeçari.

Lexo edhe: BE bie dakord të ndalojë importin e 2/3 të naftës ruse

Por pika më e diskutuar mbetet ajo e automjeteve, pasi synohet heqja nga qarkullimi i të gjithë mjeteve me motor termik, pasi do të ketë hapësirë vetëm për motorët elektrike.

Por përveç industrisë automobilistike kundërshtim për këtë plan ka shprehur dhe zëvendësi i presidentes së komisionit europian, Frans Timermans. Ai u shpreh se industria në fjalë e ka bërë zgjedhjen e saj dhe nuk ka se pse të vështirësohet dhe më shumë situata. Ai madje e cilësoi si kaotik këtë projekt.

Por do të ketë kohë për ndërmjetësim pasi pas votimit të asamblesë do të nisë një fazë e re negociatash me qeveritë e secilit shtet anëtar në Bashkimin Europian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0