Parlamenti Europian i jep dritën jeshile marrëveshjes së subvencioneve të mëdha për fermat - Business Magazine Albania

Parlamenti Europian i jep dritën jeshile marrëveshjes së subvencioneve të mëdha për fermat

fermat

Parlamenti Europian miratoi të martën reformën më të madhe të subvencioneve të fermave në dekada, në një votim që kalon paratë në ferma më të vogla dhe shpërblen metodat e qëndrueshme të bujqësisë.

Politika e Përbashkët Bujqësore (CAP) është kritikuar prej kohësh për dhënien e pjesës më të madhe të subvencioneve pronarëve të mëdhenj të tokave dhe firmave agro-industriale.

Reforma do ta ndryshojë atë, thonë mbështetësit e saj, edhe pse grupet e gjelbra thonë se ajo nuk bën mjaftueshëm për të mbrojtur mjedisin dhe për të luftuar ndryshimet klimatike.

“Bujqësia do të jetë më e drejtë dhe më e qëndrueshme,” tha Norbert Lins, i cili kryeson komitetin e bujqësisë të Parlamentit Europian, duke e quajtur atë reformën më të madhe që nga viti 1992.

CAP, me vlerë rreth një të tretën e buxhetit të BE-së 2021-2027, do të shpenzojë 387 miliardë euro (436 miliardë dollarë) për pagesat për fermerët dhe mbështetjen për zhvillimin rural.

Rregullat e reja të CAP, të cilat do të zbatohen nga viti 2023, synojnë të zhvendosin paratë nga praktikat bujqësore intensive në mbrojtjen e natyrës dhe të reduktojnë 10% të gazeve serrë të BE-së të emetuara nga bujqësia.

Lexoni: Prodhimi i shegës. Si po zhvillohen fermat në rrethinat e Shkodrës

Reforma do të kërkojë që 20% e pagesave për fermerët nga 2023-2024 të shpenzohen për “eko-skema”, duke u rritur në 25% të pagesave në 2025-2027. Ajo nuk përcakton një eko-skemë, por shembujt mund të përfshijnë rivendosjen e ligatinave për të thithur CO2, ose bujqësinë organike.

Të paktën 10% e fondeve të CAP do të shkojnë për fermat më të vogla dhe të gjitha pagesat e fermerëve do të lidhen me respektimin e rregullave mjedisore.

Reforma krijon gjithashtu një fond krize prej 450 milionë eurosh në rast se tregjet bujqësore prishen nga një emergjencë siç është një pandemi.

Peter Jahr, një ligjvënës i BE-së që ndihmoi në nxitjen e marrëveshjes, tha se ishte larg nga perfektja, por në një moment duhej të arriheshin kompromise në mënyrë që të mund të merrte një dritë jeshile.

“Unë po ju bëj thirrje, ju lutem, në interes të fermerëve europianë, në interes të klimës, të votojmë pro,” i tha ai Parlamentit Europian më herët gjatë ditës.

/reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0